Në Programin për Zhvillim të Qëndrueshëm Lokal dhe Decentralizim 2021-2026, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e gjashtëdhjetë e gjashtë të Qeverisë të mbajtur më 20 prill 2021, në Shtojcën 1: MATRICA PËR MONITORIM STRATEGJIK për zbatimin e Programit për Zhvillim të Qëndrueshëm Lokal dhe Decentralizim 2021-2026, në Komponentën 2: ZHVILLIMI EKONOMIK LOKAL INOVATIV DHE GJITHËPËRFSHIRËS LOKAL, Prioriteti 2.1.: Krijimi i parakushteve të nevojshme për zhvillim dhe rritje të përshpejtuar ekonomike të njësive të vetëqeverisjes lokale, në rreshtin e tretë, në kolonën 5, numri "5" zëvendësohet me numrin "3", ndërsa në kolonën 6 numri "15” zëvendësohet me numrin "5". 

                                                                     

Komponentën 3: SHËRBIMET LOKALE CILËSORE ME PËRFSHIRJE TË PLOTË TË POPULLSISË, Prioriteti 3.2. Avancimi i parakushteve të nevojshme për zhvillim dhe rritje të përshpejtuar ekonomike të njësive të vetëqeverisjes lokale, në rreshtin e tretë, në kolonën 5, numri "8" zëvendësohet me numrin "7", ndërsa në kolonën 6 numri "10” zëvendësohet me numrin "8". 

    

Komponentën 4: RRITJE E REZISTENCËS DHE QËNDRUESHMËRISË SË VETËQEVERISJES LOKALE, Prioriteti 4.1. Standarde të avancuara të planifikimit urbanistik dhe të ndërtimit në funksion të zhvillimit të përshpejtuar social-ekonomik, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe klimës, në rreshtin e parë, në kolonën 6, numri "550" zëvendësohet me numrin "850".

Në Prioritetin 4.5: Shërbime të përmirësuara lokale në fushën e mbrojtjes shëndetësore, në rreshtin e pestë, në kolonën 6, numri “0,78” zëvendësohet me numrin “0,83”.