Pozicion vakant në kuadër të Programit PA BNK Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020

Në kuadër të Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014- 2020, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim:

1 (një) Oficer i Projekti së Antenës (Elbasan) për programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Republika e Maqedonisë së Veriut – Republika e Shqipërisë 2014 -2020.

Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës dhe kërkesat dhe kualifikimet shtesë, mund të gjeni në  termat e referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë shprehjen e interesit dhe dokumentacionin mbështetës me postë në adresën: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës SASPAC, Rruga Kuvajt, Tiranë, me subjekt: Aplikim për Oficer i Projekti së Antenës (Elbasan) i Programit IPA II BNK Maqedoni e Veriut-Shqipëri, deri më datë 19 korrik 2023, ora 16:30. Data e dorëzimit do të verifikohet nga vula e postës. Çdo aplikim i dorëzuar pas kësaj date nuk do të merret parasysh. Shprehja e interesit nuk mund të bëhet nëpërmjet e-mailit.