Ky vit veçohet për nga skriningu nga ana Komisionit Evropian në fushën e vetëqeverisjes lokale dhe vlerësimet tregojnë në nevojën për përmirësimin e shërbimeve publike në nivel lokal, që përputhet edhe me opinionin e qytetarëve, tha Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov në konferencën vjetore për decentralizim dhe qeverisje lokale të organizuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP.

- Kjo konferencë është mundësi e mirë që së bashku me autoritetet lokale dhe bashkësinë e donatorëve, të rrumbullakojmë rezultatet e adresuara dhe sfidat për vitin e ardhshëm. Viti që lëmë pas nuk ishte aspak i lehtë, i ngarkuar me pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike. U përballëm me sfidë të madhe në ofrimin e shërbimeve publike dhe mbajtjen e tyre në nivel të qëndrueshëm si për komunat ashtu edhe për qytetarët, por mund të shpreh kënaqësinë time me iniciativën e treguar në të gjitha nivelet për t'iu përgjigjur nevojave të qytetarëve, theksoi ministri Penov.

Ministri Penov theksoi se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Byroja për Zhvillim Rajonal, përmes programeve buxhetore për zhvillim të barabartë rajonal dhe për zvogëlimin e pabarazive, këtë vit kanë financuar 135 projekte në komuna dhe në rajone planore, në vlerë prej 850 milionë denarë ose mbi 14 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe asaj komunale, për pajisje të ndërmarrjeve publike komunale, menaxhimin me mbeturina, rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe çështje të tjera prioritare për qytetarët.

- Këtë vit e përmbyllim edhe periudhën e dytë të Programit IPA, në të cilën janë financuar 192 projekte me vlerë prej 60 milionë euro përmes pesë programeve IPA për bashkëpunim ndërkufitar. Bashkëfinancimi prej 9 milionë eurosh sigurohet nga buxheti i shtetit. Këto projekte realizohen nëpër komuna. Këto janë kryesisht projekte për përmirësimin e efikasitetit energjetike, rindërtimin dhe ndërtimin e kopshteve, shkollave dhe objekteve të tjera publike. Janë përmirësuar edhe pajisjet e njësive territoriale të zjarrfikësve, tha Penov.

- Sfida e radhës për të cilën patëm një takim koordinues me bashkësinë e donatorëve është digjitalizimi i shërbimeve lokale. Ky proces ka filluar, por do të intensifikohet. Menaxhimi i financave publike, veçanërisht mbledhja e taksave dhe tarifave vendore, u cilësua si fushë prioritare. Procesi i digjitalizimit është kompleks, përfshinë shumë institucione dhe hapa, por është e rëndësishme të programohet mirë dhe me mbështetjen e donatorëve të fillojmë menjëherë me masa konkrete, pra gjatë vitit të ardhshëm. Decentralizimi fiskal është një nga segmentet më të rëndësishme për të cilin janë veçanërisht të interesuar autoritetet lokale, tha Penov.

Sipas tij, rritja e të hyrave të komunave nga TVSH-ja dhe tatimi personal në 6% është trend që duhet të vazhdojë.

- Partneriteti me BNJVL-në është i rëndësishëm për përmirësimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale. Do të doja të flisja më shumë për projekte specifike që kanë ndikimin më të madh në zhvillimin e komunave dhe rajoneve planore. Ne mbështesim komunat për përgatitjen e dokumentacionit teknik për projekte më të mëdha infrastrukturore, për të cilat janë siguruar 1.5 milionë dollarë.

Penov tha se hulumtimet e fundit për kënaqësinë e qytetarëve tregojnë se qytetarët në përgjithësi janë të kënaqur me cilësinë e jetës në komunën e tyre, veçanërisht me shërbimet për mbrojtje nga zjarri dhe përkujdesje ndaj fëmijëve.

-Megjithatë, rënie e vogël e kënaqësisë mund të vërehet në krahasim me vitin e kaluar 2022, veçanërisht nga mënyra se si menaxhohet komuna e tyre nga 3,2 në 3 dhe nga mënyra se si kryetari dhe këshilli i marrin parasysh pikëpamjet dhe mendimet. e qytetarëve nga 3.0 në 2.8, që tregon një trend negativ që nuk duhet anashkaluar. Qytetarët presin shërbime më të mira për personat me nevoja të veçanta dhe përmirësim të jetës së të rinjve. Nota mesatare për punën e autoriteteve vendore është 3, një e treta e të anketuarve janë të kënaqur, por një e treta janë krejtësisht indiferent. Siç theksoi ministri, rezultatet nxjerrin në pah një rritje të përqindjes së atyre që ndajnë mendimin se në komunën e tyre sot ka dukshëm më shumë korrupsion, nga 5% në 2017, 6% në 2018 dhe 2019, në 24% në 2023. Perceptimi i qytetarëve është tregues i rëndësishëm dhe udhërrëfyesi më i mirë në planifikimin e aktiviteteve të ardhshme për përmirësimin e funksionalitetit të vetëqeverisjes lokale, tha ministri Penov.