Katërmbëdhjetë njësi të vetëqeverisjeve lokal  të rajoneve planore të Pelagonisë dhe rajonit Jugperëndimit me sukses kanë hartuar dhe miratuar planet e tyre aksionare lokale për menaxhim me mbeturinat (PAL), si një hap i avancuar për promovimin e Sistemit të Integruar Rajonal për menaxhim me mbeturinat në vend. Këto plane, të hartuara nga komunat dhe të mbështetura teknikisht nga SALAR International me mbështetje financiare nga SIDA, dëshmojnë përkushtimin kolektiv për përmirësimin  praktik për menaxhim të mbeturinave në Maqedoninë e Veriut.

Duke pasur parasysh se menaxhimi me mbeturinat është në kompetencë të njësive të vetëqeverisjeve lokale në vend, PAL-et përfaqësojnë përpjekje për garantimin e zhvillimit të balancuar, gjithëpërfshirës, ​​të qëndrueshëm dhe të gjelbër në nivel lokal.

Ato u japin përparësi aktiviteteve siç janë ofrimi i shërbimeve të mbetjeve për më shumë shfrytëzues, vendosja e sistemit për selektimin e mbeturinave dhe grumbullimin e mbetjeve të veçanta, si dhe reduktimin e sasisë së mbetjeve që përfundojnë në deponi, duke kontribuar kështu në arritjen e objektivave nacionale për ripërdorimin, riciklimin, përpunimin dhe preventivën nga mbetjet. Përveç kësaj, ata fokusohen në rritjen e ndërgjegjes në lokalitete për praktikat e qëndrueshme për menaxhim me mbeturina.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokal (MVL), në partneritet me projektin "Menaxhim i qëndrueshëm me mbeturina në nivel lokal në Maqedoninë e Veriut", vazhdon të punojë me autoritetet lokale në këtë rajon planorë për promovimin e përpjekjeve për përmirësimin e praktikave për planifikim të menaxhimit me mbeturina në komuna dhe forcimin e kapaciteteve të tyre për të ofruar shërbime cilësore për të gjithë qytetarët, pavarësisht nga vendbanimi i tyre ku jetojnë.

Planet lokale aksionale të hartuara deri më tani janë të qasshme në lidhjet e mëposhtme:

Komuna e Manastirit

Komuna e Novacit  

Komuna e  Prilepit

Komuna e  Ohrit

Komuna e Kërçovës

Komuna e Mogillës

Komuna e Pllasnicës

Komuna e Demir Hisarit

Komuna e Dollnenit

Komuna e Resnjës

Komuna e Debërcës

Komuna e Vevçanit

Komuna e Krushevës

Komuna e Krivogashtanit