Më 11 mars 2024, në bashkëpunim ndërmjet Autoritetit nacional – Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Sekretariatit të përbashkët të programit Interreg VI-A IPA Bullgari – Maqedonia e Veriut, u organizua me sukses trajnimi për përfituesit e projektit strategjik “Ndërtim të një pike të re kufitare Berovë - Strumjani ("Klepalo") midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut".

 Gjatë trajnimit pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me aspekte të ndryshme të zbatimit të projektit. Temat ishin të ndryshme, duke përfshirë edhe zbatimin teknik, raportimin, monitorimin, modifikimin e kontratës, menaxhimin financiar, prokurimin publik, si dhe identifikimin e gabimeve të zakonshme, parregullsive dhe mashtrimeve. Më tej, pjesëmarrësit tanë u njohën edhe me punën në sistemin JeMS, si dhe me procesin e verifikimit, informimit dhe dukshmërisë.

Falenderim i veçantë për përfaqësuesit e Drejtorinë doganore, të cilët luajtën rol aktiv në trajnim dhe kontribuuan në realizimin e suksesshëm të projektit.

Ky trajnim është një hap i rëndësishëm në realizimin e projektit, i cili padyshim do të kontribuojë në ndërtimin dhe rehabilitimin e suksesshëm të pikës kufitare “Klepalo”, si dhe në përmirësimin e bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.