Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov sot në Kavadar ka zhvilluar takim pune me kryetarët e rajonit planor të Vardarit. Me kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev dhe me kryetarët e komunave të rajonit në fjalë është biseduar për mënyrën e funksionimit dhe qëndrueshmërinë e stacionit rajonal për përkujdesje ndaj kafshëve të pastreha në rajonin planor të Vardarit, i ndërtuar me mjete financiare nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe me mbështetje donatore nga Qeveria Zvicerane.

- Vlera e projektit është 21 milionë denarë dhe me ndërtimin e stacionit në rajonin planor të Vardarit,  zgjidhet ky problem akut për 150 mijë qytetarë në 9 komuna të rajonit planor, prandaj është e rëndësishme që komunat të bashkëpunojnë dhe të sigurojnë qëndrueshmëri, nëpërmjet financimit të përbashkët të funksioneve të tij, u theksua në këtë takim.

Në takim u bisedua edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me funksionalitetin e vetëqeverisjes lokale, si dhe realizimin e projekteve të financuara nga programi buxhetor për zhvillim të barabartë rajonal.

U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet komunave, si dhe bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve qendrore dhe lokale me qëllim të përgatitjes dhe financimit të projekteve që do të përmirësojnë cilësinë e jetesës në komuna dhe do të krijojnë kushte për zhvillim. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Byroja e Zhvillimit Rajonal me mjete nga buxheti i shtetit në vitin 2023 financuan 135 projekte për zhvillimin e rajoneve planore, komunave, fshatrave dhe zonave specifike, ndërsa u bashkëfinancuan dhe 192 projekte në komuna, të financuara nga instrumenti IPA për bashkëpunim ndërkufitar, në periudhën e dytë programore.

- Bashkëpunimi ndërmjet komunave është i rëndësishëm për përgatitjen e projekteve më të mëdha dhe të qëndrueshme, të cilat përveç mjeteve buxhetore do të mund të shfrytëzojnë edhe mjete nga instrumenti IPA i Bashkimit Evropian dhe donatorëve të tjerë si Banka Botërore,  të cilat do të kenë ndikim më të madh në cilësinë e jetës dhe në zhvillimin e rajonit, ndërsa gjithashtu do të garantojë edhe qëndrueshmërinë e asaj që tashmë është realizuar, u tha në takim.