Ministri për vetëqeverisje lokale Goran Milevski dhe kryetarët e komunave të Shuto Orizarës, Prtilepit, Kumanovës, Çairit, Gostivarit, Shtipit, Gjorçe Petrovit, Dibrës, Velesit, Dellçevës, Berovës, Pehçevës, Negotinës dhe Rankovcës, nënshkruan marrëveshjen për mbështetje financiare për realizimin e aktiviteteve nëpër komuna të parashikuara me planet lokale akcionale për implementimin e Strategjisë për Romët.
Gjithsejtë u ndahen 3 milionë denarë nga të cilat, sipas kritereve, më shumë mjete i janë ndarë komunës Shuto Orizarë edhe atë 648 567,00 denarë, ndërsa më pak për komunën e Rankovcit 103 887,00 denarë.
Thirrja publike për financimin e aktiviteteve nga Planet lokalet akcionale u shpall për të gjitha 38 komunat që kishin përgatitur plane lokale akcionale. Thirrjes i janë përgjigjur 26 komuna të cilat kanë dorëzuar dokumentacionin përkatës, dhe në bazë të kritereve të përcaktuara dhe me propozim të Komisionit të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë për vetëqeverisje lokale , përfaqësues të Zyrës së Kryetarit të Qeverisë të angazhuar për inkluzion të romëve dhe nga BNJVL-ja, Qeveria solli vendim për financimin e aktiviteteve në 15 - të komuna.
Në përputhje me kritereve, secila komunë fiton nga 101545,00 denarë si shumë fiktive si dhe mjete plotësuese varësisht nga numri i pjesëtarëve të përkatësisë etnike rome në komunë..
Ministria për vetëqeverisje lokale