E inkurajoj komunën të vazhdojë me këtë dinamikë, sepse Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Qeveria në vazhdimësi ofrojnë mbështetje financiare për zhvillimin e komunave dhe rajoneve planore. Komuna e Bogovinës tregon iniciativë dhe gatishmëri të madhe dhe ka aplikuar me projekte në të gjitha thirrjet e këtij viti.

Gjithmonë duhet pasur parasysh se mbështetje financiare mund të ofrohet vetëm nëse është  përgatitur projekt i mirë, me dokumentacion të plotë projektues dhe me projekt sa më të dobishëm për qytetarët, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale  Risto Penov gjatë vizitës në komunën e Bogovinës.

- Përmirësimi i infrastrukturës rrugore lehtëson komunikimin dhe hap mundësi më të mëdha për zhvillimin e komunës, por edhe gjithë rajonit. Projekti për ndërtimin e rrugës lokale nga Palcishti financohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale përmes Programit për zvogëlimin e dispariteteve, me qëllim që t'u ndihmuar komunave më të vogla të realizojnë projekte infrastrukturore të rëndësishme për komunën dhe për qytetarët. Vlera e projektit është 14,4 milionë denarë ndërsa mjetet janë siguruar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale - tha ministri Penov.

Ai shtoi se mbështetja financiare e projekteve nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Byroja për Zhvillim Rajonal varet nga gatishmëria e komunave. Është e rëndësishme që komunat të kenë projekte të gatshme dhe të mira me të cilat do të aplikojnë.