Me ftesë të Asociacionit Suedez të autoriteteve lokale dhe rajoneve, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, në Stokholm realizoi takime pune ku u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm dhe të ardhshëm në disa fusha.

Përmes agjencisë suedeze të zhvillimit SIDA, Suedia mbështet vetëqeverisjen lokale në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i procesit të decentralizimit. Aktuale është bashkëpunimi për forcimin e kapaciteteve të komunave për përgatitjen e dokumentacionit teknik për projekte më të mëdha infrastrukturore, si dhe përmes projektit për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, i mbështetur nga Shoqata Suedeze e Autoriteteve Lokale dhe Rajoneve, Salar International.

Në takim me përfaqësuesit e Asociacionit Suedez të Autoriteteve Lokale dhe Rajoneve dhe me përfaqësuesit politikë të rajonit të Stokholmit, u shkëmbyen përvoja për funksionimin e vetëqeverisjes lokale dhe u shpreh interesimi për vazhdimin e bashkëpunimit, veçanërisht në zbatimin e standardeve më të larta në ofrimin e shërbimeve lokale në sferën komunale, digjitalizimi i shërbimeve, efikasitetin energjetik dhe mbrojtjen e mjedisit jetësorë.

Vazhdimi i bashkëpunimit të mirë dhe afatgjatë me Suedinë në fushën e vetëqeverisjes lokale është domethënës dhe i dobishëm, veçanërisht në procesin e integrimit në BE dhe në përpjekjet për sigurimin e standardit më të lartë të shërbimeve dhe cilësisë më të mirë jetësore në bashkësitë lokale.