Më 7 qershor 2023, u hap thirrja për projekte investuese nga Prioriteti 1 Programor "Rajon më i gjelbër ndërkufitar" nga Programi Interreg IPA Bullgari - Maqedoni e Veriut 2021-2027. Afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve përmes Sistemit të përbashkët të monitorimit elektronik (Jems) është 15 shtator 2023, ora 23:59 sipas orës lokale në Bullgari (EET).

Thirrja i drejtohet objektivit specifik "Përmirësimi dhe ruajtja e natyrës, biodiversiteti dhe infrastruktura e gjelbër, duke përfshirë zonat urbane dhe zvogëlimin e të gjitha formave të ndotjes" dhe ka për qëllim të identifikojë projektet e propozuara që do të kontribuojnë në zhvillimin e infrastrukturës "së gjelbër" në mjedise urbane dhe zona para-urbane, efektet e të cilave të do të kenë ndikim pozitiv në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve, do të mbështesin ekonominë e gjelbër, do të krijojnë vende pune dhe do të përmirësojnë lloj-llojshmërinë biologjike. Shuma totale e thirrjes për projekte investuese është 4,561,091€.

Zona e përshtaçme e programit është:
Për Republikën e Bullgarisë (niveli administrativ NUTS III) – zona e Qustendilit dhe Blagoevgradit;
Për Republikën e Maqedonisë së Veriut (niveli administrativ ekuivalent me NUTS III) – Rajonet planore

Verilindor, Lindor dhe Juglindor.

Kandidat të përshtatshëm për këtë thirrje janë:
organizatat publike të themeluara ligjërisht (persona juridikë);
OJQ/organizata jofitimprurëse me regjistrim në fushën e ekologjisë, mbrojtjes së mjedisit dhe
biodiversitetit, arsimit dhe veprimtarive të tjera, të regjistruara jo më pak se dy vjet përpara kësaj ftese;
universitete ose institucione të tjera akademike/arsimore/trajnuese.

Të gjithë kandidatët patjetër të jenë të regjistruar në zonën e përshtatshme programore.

Pakoja e plotë për aplikim është publikuar në faqet elektronike të mëposhtme:
www.mls.gov.mk
www.mrrb.government.bg
www.eufunds.bg

Datat dhe lokacionet e ngjarjeve informative do të publikohen në faqen e internetit të Programit (www.ipa-cbc-007.eu).
Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Sekretariatin e Përbashkët të Programit në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.:

Zyra qendrore në Qustendil tel. +359 (0)78 58 01 01;
Zyra në Strumicë tel. +389 34 330 331