Thirrja e parë për projekt-ide nga programi INTERREG VI-A IPA Bullgari - Maqedoni e Veriut 2021-2027 është shpallur më 22.05.2023 dhe do të jetë e hapur deri më 22 korrik 2023.

Të drejtë aplikimi kanë komunat, Qendrat për zhvillimin e rajoneve planore, institucionet publike, MMSP, organizatat joqeveritare si dhe personat juridiko akademikë, kërkimorë dhe trajnues. Të gjithë partnerët e projektit duhet të jenë të regjistruar dhe të punojnë në fushën e programimit për të paktën 3 vjet përpara aplikimit. Partneriteti i projektit duhet përbëhet të paktën nga një partner nga secila anë e rajonit kufitar.

Buxheti i përgjithshëm i thirrjes është 8,143,233 euro.

Idetë e projektit duhet të kontribuojnë në arritjen e objektivit specifik 1.2 "Zhvillimi i produktit atraktiv turistik për të gjitha stinët me ndihmën e zgjidhjeve të zgjuara që sigurojnë qasje dhe pjesëmarrje universale" të strategjisë territoriale.

Qëllimi specifik 1.2 bazohet në fushat e mëposhtme të ndërhyrjes që lidhen me turizmin:

- Mobilitet dhe lidhje, duke përfshirë mobilitetin alternativ;

- Brendimi dhe marketingu i produkteve turistike në rajonin ndërkufitar;

- Punësim në sektorin e turizmit, zhvillimi i lokaliteteve kulturore dhe natyrore dhe

lidhjet turizëm – mjedis jetësorë;

- Veprime për uljen e cenueshmërisë së shërbimeve në sektorin e turizmit.

Procesi i aplikimit - zhvillohet në Sistemin e përbashkët të monitorimit elektronik

(Jems - https://jems-bgmk.mrrb.bg/), ku aplikantët duhet të regjistrohen dhe

hartohet aplikacion i ri projektues. Aplikantët bashkëngjesin formularin e aplikimit të

konceptit, së bashku me parashikimin e buxhetit, letrën angazhuese dhe planin zhvillimorë të maturimit të projektit ndaj aplikacionit Jems për idenë e tyre të projektit. Projekt propozimet e plota

dorëzohen me ftesë.

- Fokusi territorial - i gjithë rajoni ndërkufitar i Programit INTERREG VI-A IPA

Bullgari - Maqedonia e Veriut 2021-2027 (Regjioni e Blagoevgradit dhe Qustendilit në Bullgari dhe rajonet planore Verilindorë, Lindorë dhe Juglindorë në Maqedoninë e Veriut).

- Fokusi i thirrjes - gamë e gjerë aktivitetesh që lidhen me zhvillimin e turizmit – mobiliteti dhe lidhjet, brendimi dhe marketingu, punësimi në sektorin e turizmit, forcimi i lidhjeve midis lokaliteteve natyrore dhe kulturore, si dhe turizmit dhe mjedisit jetësorë.

- Aspektet financiare – minimumi 500,000 euro dhe maksimumi 1,000,000 euro për një projekt ide.

Intensiteti i grantit është 100%, por dispozitat de minimis zbatohen për të gjithë partnerët e projektit. Komponenti i investimit (vetëm ekzekutimi i punimeve, ose ekzekutimi i punimeve dhe prokurimi) i idesë së projektit nuk duhet të jetë më i vogël se 60% e totalit të kostove të pranueshme.

- Kohëzgjatja e projektit – maksimumi 24 muaj.

Paketa e plotë e dokumenteve të aplikimit dhe informacionet , duke përfshirë Udhëzimin për aplikantët, është i disponueshëm në faqet e mëposhtme të internetit:

www.ipa-cbc-007.eu/

www.mrrb.government.bg

www.eufunds.bg

http://mls.gov.mk/

Për informacione shtesë, kontaktoni Sekretariatin e përbashkët të programit:

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Zyra qendrore në Qustendil: tel. +359 (0) 78 58 01 01;

Sekretariati i përbashkët në Strumicë: tel. + 389 (0)34 330 331.