Se sa i rëndësishëm është angazhimi i autoriteteve lokale dhe administratës lokale, tregon shembulli i komunës së Kavadarit, e cila e ka rritur për 100% grumbullimin e tatimit në pronë. Komunat, e Velesit, Vrapçishtit, Gostivarit, Gjevgjelisë, Dibrës, Ilindenit, Kavadarit, Kratovës, Makedonska Kamenicës, Mogillës, Sveti Nikollës, Staro Nagoriçanit, Studeniçanit, Qendër Zhupës dhe Shtipit gjithashtu kanë rezultate të mira në azhurnimin e të dhënave, gjë që rezulton me rritjen e efikasitetit të grumbullimit së tatimeve, kurse në Komunën e Haraçinës po forcohen kapacitetet e njësisë organizative për administrim me tatimet, me çka plotësohen kushtet për ushtrimin e kompetencave, tha ministri i vetëqeverisjes lokale Risto Penov në aktin e prezantimit të rezultateve të projektit të USAID-it për forcimin e kapaciteteve për shfrytëzimin e resurseve “Partneritet për komuna më efikase”.

            Ai theksoi se të gjitha komunat e përfshira në fazën e parë të projektit e kanë rritur shkallën e arkëtimit të tatimit në pronë mesatarisht për 34.5%, që kontribuon në rritjen e shkallës së arkëtimit të të hyrave vetanake për rreth 25%.

 - Pas alarmit të disa komunave dhe qytetit të Shkupit se nuk kanë baza të plota të të dhënave për obliguesit tatimit në pronë, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me Projektin e USAID-it ka iniciuar aktivitete konkrete për përkrahje të plotë të komunave për përmirësimin e kapaciteteve të tyre për pagesën e tatimit në pronë. Është koha e fundit për të kapërcyer sëmundjet e fëmijërisë. Taksa e pronës, mbledhja dhe shfrytëzimi i mjeteve është tërësisht në kompetencë dhe përgjegjësi të pushtetit lokal. Ato janë para nga qytetarët dhe për qytetarët. Unë nuk e amnistoj pushtetin qendror, por përgjegjësitë nuk mund të merren apo të lihen sipas dëshirës dhe vlerësimit personal, tha Penov.

 Për këtë qëllim është formuar grup i posaçëm pune me përfaqësues nga Ministria e Financave, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme, Enti Shtetëror i Auditimit, Komisioni për Vetëqeverisje Lokale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, BNJVL, qyteti i Shkupit dhe komunat Ilinden dhe Tetovë, të cilat në periudhën e ardhshme do të propozojnë zgjidhje konkrete ligjore dhe nënligjore si dhe mënyra për shkëmbimin e të dhënave ndërmjet institucioneve kompetente dhe komunat.

 - Kemi sistem të decentralizuar të menaxhimit dhe kompetencat ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal janë të ndara. Funksionaliteti i komunave dhe qytetit të Shkupit ka ndikim të drejtpërdrejtë në zbatimin e politikave dhe në cilësinë e jetës së qytetarëve, tha ai.

            Penov theksoi se Qeveria me masa konkrete ka përmirësuar sistemin e financimit të vetëqeverisjes lokale, janë rritur të hyrat nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe nga tatimi personal dhe me mënyrën e re të shpërndarjes së mjeteve përmes instrumenteve të performancës dhe ekuilizimit, sigurohet shpërndarje më e drejtë e mjeteve.

 - Pres që fundi i vitit 2023 të tregojë efektet e këtyre masave. Sipas të dhënave të vitit 2022 për të hyrat komunale, të hyrat në buxhetet komunale janë kryesisht nga transfertat nga pushteti qendrorë dhe donacionet, ose 63.9%. Të ardhurat tatimore janë në nivel prej 27.17%. Të hyrat kapitale janë pak më shumë se 4%. Nga të hyrat e përgjithshme, 50% realizohen në komunat urbane pa qytetin e Shkupit, 33,26% në qytetin e Shkupit dhe komunat e Shkupit dhe vetëm 14,62% ​​në komunat rurale, sqaroi Penov. .

 Më së shumti të hyra tatimore, ose 51%, realizohen në qytetin e Shkupit me komunat, ndërsa më pak në komunat rurale, vetëm 8% nga gjithsej të hyrat tatimore. Në krahasim me qytetin e Shkupit dhe komunat e Shkupit për 6 herë më pak, ose në raport me komunat tjera urbane për 5 herë më pak.

 - Dallimet dalin nga burimet fiskale faktike me të cilat disponojnë komunat, por edhe nga përpjekjet dhe kapacitetet e tyre fiskale për efektivitet maksimal të të ardhurave nga tatimi në pronë.

Aktivitetet e realizuara nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministria e Financave, në kuadër të projektit të USAID-it, tashmë tregojnë rezultate, tha Penov.