Ministria e Vetëqeverisjes Lokale së bashku me Byronë për Zhvillim Rajonal siguruan mbështetje nga UNDP dhe Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Zhvillimor për mbështetjen e komunave për përgatitjen e dokumentacionit për projekte. Komunat, veçanërisht ato më të voglat që kanë burime të kufizuara njerëzore dhe financiare, e kanë të vështirë të përgatisin projekte më të mëdha infrastrukturore që kërkojnë dokumentacion të gjerë teknik, sipas standardeve të institucioneve të mëdha financiare si BE-ja, Banka Botërore e të tjera, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov.


Vlera totale e projektit "Forcimi i kapaciteteve komunale për zbatimin e projekteve" është 2.6 milion dollarë, nga të cilat 1.8 milion dollarë janë siguruar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), 500,000 dollarë nga Byroja për zhvillim Rajonal, ndërsa bashkëfinancimi prej rreth 240,000 dollarë pritet të sigurohet nga ana e komunave. Për fondin teknik për përgatitjen e dokumentacionit projektues janë ndarë 1.5 milionë dollarë.
- Ekzistojnë më shumë burime fondesh për financimin e projekteve, por është e nevojshme të kemi projekt të mirë, të plotë dhe konkurrues. Përvoja e deritanishme tregon se nuk ka ofertë cilësore të projekteve nga komunat edhe kur kemi siguruar mjete. Në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, përveç harmonizimit të legjislacionit, duhet të demonstrojmë edhe kapacitet për realizimin e fondeve nga Bashkimit Evropian, në pëlqim me rregullat e tyre, theksoi Penov.
Thirrja e parë për komunat dhe Qendrat për zhvillim pritet që në muajin prill.


- Është e rëndësishme që projektet të ndjekin trendet e zhvillimit global dhe të përshtaten në agjendën globale për zhvillim të qëndrueshëm, të gjelbër dhe gjithëpërfshirës që të njihen dhe të renditen lart nga ana e institucionet financiare. E kanë përkrahjen dhe shpresoj që komunat do ta shfrytëzojnë me mençuri që procesi të mbyllet deri në fund, deri në realizimin e plotë të projekteve që do të ofrohen nga ana e tyre, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov.