Me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëfinancim të projektit IPA për efikasitet energjetik të institucioneve arsimore, në komunën e Çairit do të vendosen panele fotovoltaike në tri shkolla fillore dhe në një çerdhe. Marrëveshja është nënshkruar sot nga ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.


Vlera totale e projektit është 423,000 euro për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, nga të cilat 353,000 euro janë nga Bashkimi Evropian, përmes Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Pesëdhjetë për qind e këtyre mjeteve janë për komunën e Çairit, ndërsa bashkëfinancimi prej 15 për qind është siguruar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.


- Është për t'u përshëndetur iniciativa e komunës së Çairit që me këto mjete të realizohet një projekt që do të sjellë kursim të energjisë elektrike në komunë. Me instalimin e fotovoltaikëve në shkollat ​​fillore dhe në kopshtin e fëmijëve, duke përdorur burimet e ripërtëritshme të energjisë, komuna e Çairit do të sigurojë efikasitet maksimal të energjisë me shkallë minimale të ndotjes së
ambientit jetësorë, tha Penov.


Ai theksoi se ky projekt financohet me mjete nga Bashkimi Evropian përmes programit për bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, por bashkëfinancimi në shumë prej 15% është siguruar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. mbështetje për komunat dhe aplikantët e tjerë për absorbim më të madh të mjeteve nga Programi IPA për
bashkëpunim ndërkufitar.


-Ministria e Vetëqeverisjes Lokale përmes Programeve për bashkëpunim ndërkufitar dhe përmes programeve buxhetore së bashku me Byronë për zhvillim rajonal mbështet financiarisht projektet për zhvillimin e komunave, veçanërisht projektet inovative që përmirësojnë shërbime për qytetarët duke përdorur zgjidhje moderne.