Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov realizoi takim me shefin e sapoemëruar të misionit të OSBE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Kilian Wahl.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritashme të OSBE-së në zbatimin e politikave të Ministrisë.

U theksua mbështetja e vazhdueshme për procesin e decentralizimit dhe për komunat.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe OSBE-ja kanë nënshkruar Memorandum për Bashkëpunim në kuadër të së cilit realizohen projekte të përbashkëta.

Në takim u diskutua edhe për aktivitetet prioritare për vitin e ardhshëm, për të cilat tashmë është rënë dakord që OSBE të përgatisë analizë krahasuese për mbikëqyrjen e komunave, si dhe zbatimin e një projekti në një ose dy pilot komuna për inkurajimin e qytetarëve për pjesëmarrje në nivel lokal përmes zbatimit të një modeli konkret.