02.12.2022

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov realizoi takim me ambasadorin e Japonisë, Savada Hironori.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për mbështetjen afatgjatë që Japonia i jep Maqedonisë së Veriut.

Me këtë rast, u theksua se komunat tona e vlerësojnë lartë ndihmën japoneze për projekte të rëndësishme, sepse ajo është shumë specifike dhe zbatohet shpejt. Bëhet fjalë për pajisje për ndërmarrje publike, për shkolla, për spitale, të cilat janë shumë të nevojshme për këto institucione dhe që përmirësojnë cilësinë e shërbimeve në komuna.

U theksua gjithashtu nevoja e vazhdimit të bashkëpunimit, në të cilin Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të luajë rol të rëndësishëm në koordinimin e punëve me komunat, në mënyrë që ato të aplikojnë në kohë me projektet e tyre dhe të ofrojnë garanci për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e duhur të pajisjeve të dhuruara.