23.11.2022

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov sot priti ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ekselencën e tij, Hoze Luis Lozano Garcia.

Ambasadori Lozano  Garcia e përgëzon ministrin Penov për zgjedhjen e tij në postin aktual me dëshirë për punë dhe bashkëpunim të suksesshëm.

Në takim u theksuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe bashkëpunimi i deritashëm, si dhe mundësia e thellimit të bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe kulturës dhe për këtë qëllim u shpreh gatishmëria për inicimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe rajoneve nga dy vende me specifika të ngjashme, si dhe shkëmbim përvojash që do të ndihmojnë në përpjekjet për zhvillim lokal më dinamik, nëpërmjet shfrytëzimit të zgjuar të potencialeve natyrore.

Ministri Penov theksoi mbështetjen e Spanjës për Maqedoninë e Veriut në procesin e anëtarësimit të vendit në NATO. Gjithashtu u theksua mbështetja e vendit në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Me këtë rast, u shpreh kënaqësia për fillimi i procesit negocues të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian  ndërsa Mbretëria e Spanjës shprehu mbështetjen e saj për hapjen sa më të shpejtë të negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian për kapituj të veçantë.

 

                                                                                                              Ministria e Vetëqeverisjes Lokale