14.11.2022

Në mbledhjen e dytë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në të cilën mori pjesë ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov, u theksuan përfitimet e bashkëpunimit ndërkufitar, të mbështetur financiarisht nga instrumenti IPA i Bashkimit Evropian.
Projektet që realizohen në të dy vendet përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Maqedoni Veriore-Shqipëri janë të rëndësishëm për zhvillimin e rajonit dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës në komunat në të dy anët e kufirit. Në kuadër të periudhës së dytë programore janë miratuar dhe realizuar 20 projekte të përbashkëta me vlerë prej 10.1 milionë euro.
Bashkëpunimi ndërkufitar mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në periudhën e tretë programore, deri në vitin 2027, që është një mundësi e jashtëzakonshme për të dyja vendet për realizimin e projekteve strategjike që do të lehtësojnë komunikimin dhe bashkëpunimin mes qytetarëve të dy vendeve dhe do të nxisin zhvillimin në rajon. Nëpërmjet realizimit të projekteve të përbashkëta, të dy vendet punojnë së bashku për zhvillimin e rajonit dhe për përmbushjen e kushteve për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.


                                                                                                        Ministria e Vetëqeverisjes Lokale