10.11.2022

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov realizoi takim me shefin e Delegacionit të BE-së, ambasadorin David Gir. Në takim u bisedua për procesin e integrimit të shtetit në Bashkimin Evropian, rekomandimet në raportin e Komisionit Evropian për fushat për të cilat është përgjegjëse Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, si dhe prioritetet në periudhën e ardhshme me qëllim përmirësimin e funksionalitetit dhe performancën e komunave.

Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për zbatimin e Programit IPA për bashkëpunim ndërkufitar, përmes të cilit financohen një numër i madh i projekteve nëpër komuna. U shpreh kënaqësia për realizimin e deritanishëm të fondeve nga fondet para-aderuese të Unionit, të destinuara për bashkëpunim ndërkufitar, me rekomandim për forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve për të qenë edhe më të gatshëm për të hyrë në implementimin e fondeve të BE-së në të ardhmen, periudhën programore IPA 3.

Në takim u theksua se në interes të shtetit dhe komunave është që të përgatiten dhe financohen projekte që do të jenë të dobishme për qytetarët dhe të bëhen ndryshime në komuna dhe në rajon, sepse qëllimi i instrumentit para- aderues është të ndihmojë shtetet që më shpejt dhe më lehtë të zbatojnë reformat në procesin e përshtatjes dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

 

                                                                                                    Ministria e Vetëqeverisjes Lokale