Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu dhe drejtori i Byrosë për zhvillim regjional, Ramiz Rexhepi sot u takuan me kryetarin e komunës së Koçanit, Nikollço Ilijev, me të cilin biseduan për projektet aktuale të cilët pritet të realizohen edhe për gjendjen dhe aktivitetet e Komunës së Koçanit.

- Bashkëpunimi ynë është në nivel të duhur dhe mundëson realizimin e më shumë projekteve. Me këtë ministri realizohen projektet nga Programi për bashkëpunim ndërkufitarë prej ku do të shfrytëzojmë mjete edhe gjatë këti viti, thekthoi pas takimit kryetari Ilijev.

Ministri i vetëqeverisjes lokale, Fazliu, tha se me vizitën që u bëhet komunave, jo   vetëm se dëshiron të dëgjojë për projektet e nevojshme për qytetarët, por të sjellë ndonjë lajm të mirë edhe për projektet e ardhëshme.

- Vitin e kaluar, në Koçan u lëshua në përdorim "Info qendra" në Ponikva, lokalitet në të cilin komuna synon të ndërtojë ski-ashensor, projekt i cili u potencua edhe gjatë Forumit regjional në bashkësi. Komisioni kompetent i Ministrisë do ti shqyrtojë projektet, ndërsa prioritet do t'u jepet atyre me karakter regjional. Në fazë evaluimi është edhe një projekt tjetër i dorëzuar nga komuna e Koçanit, i cili pritet të miratohet, tha ministri Fazliu.

Në periudhën e ardhëshme, përmes Programit për bashkëpunim ndërkufitar në Koçan, do të realizohet rindërtimin i Qendrës multikulturore, objekt i nohur si kinemaja e Vjetër. Me aktivitetet e ardhshme ndërtimore do të gjendet zgjidhje teknike për hidroizolimin e sajë, do të vendoset fasadë termo-izoluese ndërsa do të kryhen edhe punë tjera në brendi të objektit.