Ministri i Vetëqeverisjes Lokale sot hapi  trajnimin rajonal për teknologji  informatike që në tri ditët e ardhshme në organizim të Qendrës për menaxhim me njohuri do të mbahet në Shkup.

- Ky  rajon ka nevojë për energji dhe njohuri për studentët e ardhshëm dhe sipërmarrësit e ardhshëm. Ne po përballemi me rrjedhje serioze të personelit dhe deficit të njerëzve të kualifikuar që mund të t’ju përgjigjen  sfidave më komplekse. Ajo që më së shumti mund të na ndihmojë neve, si një vend që aspiron të jetë një histori suksesi në politikën evropiane e politikave të zhvillimit dhe inovacionit. Bizneset e vogla dhe të mesme janë motorët e rritjes ekonomike dhe një potencial i rëndësishëm për të krijuar vende të reja pune, tha ministri Fazliu.

Ministri Fazliu vuri në dukje se gama e rreth 60 pjesëmarrës nga Republika e Maqedonisë dhe nga Bullgaria, Greqia, Qipro dhe Shqipëria, flet për dobinë e trajnimit.

 -Përveç  sigurimit të  njohurive dhe aftësi të reja, kjo është një mundësi për afrimin e të rinjve nga rajoni, ndërtimin e përbashkët të kapaciteteve, shkëmbimin e informacionit dhe krijimin e kontakteve dhe miqësive të cilat në të ardhmen mund të rriten në biznese të përbashkëta, tha Fazliu.

Trajnimi organizohet në kuadër të projektit "Punëtori arsimore për ndërmarrësi dhe teknologjitë e informatikës", financuar nga Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim transnacional Ballkanit-Med, në të cilën, përveç Maqedonia përfshin Bullgarinë, Shqipërinë, Greqinë dhe Qipron.