Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu vizitoi Parkun teknolojik i cili vepron në kuadër të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Paraprakisht, ministri u takua me rektorin e këtij universiteti, z. Abdulmenaf  Bexheti me të cilin shkëmbyen informacione për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë me qëllim të vënies në fuksion të mundësive dhe njohurive shkencore të stafit akademik në shërbim të zhvillimit ekonomik, përmirësimin e kapaciteteve institucionale si në rafshin nacional ashtu edhe në atë lokal.

Ministri Suhejl Fazliu me këtë rast e njoftoi rektorin Bexheti me aktivitetet dhe projektet për bashkëpunim ndërkufitarë të cilët financohen nga fondet IPA të Bashkimit Evropian në veçanti me bashkëpunimin ndërkufitarë me Shqipërinë dhe Kosovën ku në të vërtetë mund të aplikojnë  shfrytëzues të këtyre fondeve nga rajoni i Pollogut. Mundësitë janë të shumta, theksoi ministri Fazliu, kështuqë komunikimi dhe forcimi i lidhjeve me UEJL por edhe me Universitete tjerë do të shkonte në të mirë të këtyre institucioneve arsimore, studentëve dhe qytetarëve të mbarë regjionit. Në presim iniciativa të mirfillta si nga stafi akademik ashtu edhe nga vetë studentët që të nxisin shfrytëzuesit e fondeve të aplikojjnë me projekte cilësore në thirrjet a ardhëshme publike për projekte ndërkufitare, një prej të cilëve do të jetë   menjëherë pas vitit të ri kalendarik.

Rektori i UEJL-it, Adbulmenaf Bexheti përshëndeti iniciativat e këtilla nga niveli nacional dhe theksoi se Universiteti ka gatishmëri dhe nevojë për tu kyç në ato projekte, sidomos për iniciativa që do të kishin ndikim në nivel të komunave. Rektori Bexheti nënvizoi nevojën për ngritjen e potencialit të kapaciteteve institucionale me theks të posaçëm për trajnime konkrete dhe fusha specifike. Prandaj, bashkëpunimi do të ishte më se i dobishëm nëse njohuritë akademike jetësohen në prakikë, theksoi mes tjerash, rektori Abdulmenaf Bexheti.

Në kampusin e Universitetit të Evropës Juglindore,  ministri Suhejl Fazliu vizitoi Parkun teknologjik ku drejtpërsëdrejti, nga menaxherët e SEEUT Tech Park  u njoftua me historikun e shkurtër  5 vjeçarë, aktivitetet aktuale, qëllimin dhe vizionin e tij. Projekt menaxhuesi Visar Demiri, përmes fotove dhe prezentimit të drejtpërsëdrejtë, njoftoi ministrin Fazliu me aktivitetet e deritashme duke potencuar idenë për mbajtjen e lidhjeve midis akademisë, industrisë dhe sektorit të biznesit për të kthyer njohuritë dhe ekspertizën në veprim, prodhim dhe investime si dhe zhvillimin e kompanive duke u bazuar në njohuri akademike.