950 mijë euro nga Bashkimi Evropian për sipërmarrje rurale dhe 35 milionë denarë fonde buxhetore për vitin 2018 për zhvillimin e rajonit planorë të Pellagonisë - zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski në rajonin planor të Pelagonisë

Zëvendësministri i vetëqeverisjes lokale Dejan Pavleski sot me kryetarët e komunave Mogilla, Jasmina Gulevska, të Krivogashtantit Rubinço Shefteroski dhe të Novacit Lube Kuzmanovski, diskutuan për realizimin e projekteve për zhvillimin e rajonit të Pellagonisë, për zhvillimin e fshatrave dhe zonave me nevoja specifike për zhvillim, të financuara nga Programi për zhvillim të balancuar rajonal të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.

-Këtë vit me 35 milionë denarë nga buxheti i shtetit janë financuar 16 projekte të reja në komunat në rajonin e Pellagonisë. Tendenca e Qeverisë është që fondet për këtë program çdo vit të rriten dhe të realizohen projekte që do të kenë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të jetesës, veçanërisht në komunat e vogla dhe rurale, tha zëvendësministri Pavleski. Zëvendësministri Pavleski në fshatrat : Mogilla, Pashin Ruvcë dhe Germijan u informua me ecurinë e projektit për rregullimin e shtratit të Lumit të Zi dhe degëve të tij, restaurimin e infrastrukturës rrugore dhe lidhjen me rrugën nga Pashin Ruvcë si dhe rindërtimin në rrjetin rrugor në fshatin Germian.

Me fonde nga Programi për zhvillim rajonal këtë viti për komunën e Krushevës dhe Demir Hisarit janë blerë automjete për grumbullimin e mbeturinave në Manastir, Prilep dhe Resnjë, janë forcuar kapacitetet e njësive vendore të zjarrfikësve ndërsa punohet në përmirësimin e shërbimeve sociale në komunën e Dollnenit, fshatin Ropotovë, ku për këtë qëllim janë rinovuar dhe pajisur plotësisht lokalet administrative për këtë qëllim.

Zëvendësministri Pavleski e theksoi mundësinë e përdorimit të fondeve nga Programi IPA për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë.

Për projekte për bashkëpunim ndërkufitar me Greqinë nga ana e Bashkimi Evropian në dispozicion janë 45.5 milion euro, ndërsa Qendra për zhvillimin e rajonit planorë të Pellagonisë vetëm që ka zbatuar tashmë Projektin e sipërmarrjes rurale në shumë prej 950 000 euro, financuar nga Programi IPA i Bashkimit Evropian Ballkan Mediteran, tha Pavleski.