Zëvendësministri Dejan Pavleski, së bashku me ekipin e ekspertëve vendas dhe të huaj, sot në komunën e Manastirit u takuan me kryetaren e komunës, Natasha Petrovska.

Në takim u bisedua për nevojën për rishikimin e metodologjisë për llogaritjen e  bllok dotacioneve, me të  cilët financohen shkollat, kopshtet, institucionet e kulturës dhe njësitë për mbrojtje kundër zjarreve në komuna. Me këtë rast për ekspertët ishte veçanërisht e rëndësishme të dëgjojnë përvojën e kryetarëve të komunave dhe administratës komunale lidhur me menaxhimin e financave publike më pak të qëndrueshme dhe të parashikueshme, dhe sa janë të mjaftueshme bllok-dotacionet e deritashme dhe si është mënyra e përllogaritjes së tyre  ose a janë të pamjaftueshme.

Zëvendësministri Pavleski dhe ekipi i ekspertëve patën takim pune edhe me kreun e Qendrës për zhvillim të rajonit planorë të Pellagonisë, Gogo Vidimçe, ndërsa para dite  u realizua takim pune edhe në Gostivar.

Takime të tilla do të organizohen edhe në komunën e Çairit, komunat Ilinden, Kavadar, Rosoman, Demir Kapi, Haraçinë, Kumanovë dhe Shkup. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me autoritetet vendore dhe administratën lokale, grupet në  fokus dhe pyetësorëve për grupet relevante, do të përgatitet analizë e metodologjisë ekzistuese dhe Analizë krahasuese me atë të  Mbretërisë së Bashkuar, Danimarkës, Sllovenisë, Polonisë dhe Suedisë, me qëllim që të ofrohen tre modele për financim më të mirë, funksionalitet më të madh të komunave dhe për shërbime cilësore publike në komuna në fusha që financohen përmes bllok dotacioneve  me mjete nga buxheti qendror.