Zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Z. Pavleski në Kumanovë: Koordinim në planifikim të të gjitha niveleve në pushtet, me përfshirjen e të gjithë palëve të involvuara                                                         

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Dejan Pavleski sot ka marrë pjesë në një panel të organizuar nga Qendra për Zhvillimin e Rajoni Verilindor- Vizioni Energjetik për rajonin Verilindor, në kuadër të projektit "Partneritet për një udhëheqje të re energjitike në  2050".

Në praninë e kryetarëve të komunave të Rajonit Verilindor,u  diskutua për hartën e re e Energjetike të rajonit Verilindor sipas standardeve të UE-së për kalimin e energjisë, një zëvendësim gradual të fosileve me burime të rinovueshme të energjisë.

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Pavleski theksoi se Programi i Qeverisë është theksuar përkushtimin për të rifituar sigurinë e humbur e energjisë dhe stabilitetin e Republikës së Maqedonisë, zvogëlimin e shpenzimeve të energjisë dhe varfërinë energjetike si dhe politikën dielli të bëhet një burim i energjisë familjare. Në këtë drejtim është edhe subvencionimi i ndërtimit të impianteve fotovoltaike të energjisë në amvisëri dhe inkurajimin e zhvillimit në ekonominë e vendit duke hapur fabrika për prodhimin e paneleve fotovoltanike dhe module.

- Politikat aktuale në sferën në sektorin e energjisë në kuadër të Bashkimit Evropian kërkojnë përshtatjen e plotë në të gjitha nivelet, veçanërisht në nivel lokal e cila sjell një sërë shërbimesh dhe ka përgjegjësi të veçanta, duke siguruar kushtet për të nxitur zhvillimin lokal. Duke pasur parasysh këtë fakt, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe decentralizimit 2020 vë theksin në  zhvillimin e qëndrueshëm lokal dhe rritje, që do të thotë përdorimin e qëndrueshëm të burimeve lokale për qëllime ekonomike dhe zhvillimin e energjisë dhe infrastrukturës së transportit, pa e shqetësuar cilësinë e mjedisit dhe natyrës. Në thelb synohet drejt  arritjes më të lartë si shkallë e mundshme të sinergjisë midis politikave për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin socio-ekonomik të nivelit horizontal dhe vertikal, tha Pavleski.