24 Hapur- Nëse dyert e hapura kah BE do ti rihapin edhe fondet për zhvillim?

Borxhet milionëshe,kostot e planifikuara joreale–njëzetë komuna me llogari të bllokuara,zhyten në borxhe,por ende nuk ndalen me borxhe të reja. Si do të dalin huamarrësit më të mëdhenj nga balta? Shpenzime reale apo të paarsyeshme dhe të pakontrollueshme nga kryetarët e komunave? Komuna e Gostivarit ka rreth dhjetë milionë euro borxhe, prej të cilave pothuajse 6 janë nga ndërmarrja komunale. Kryetari Taravari premton se kjo nuk do ti ndalojë projektet e planifikuara. Vallë dyert e hapura për në BE do ti hapin edhe fondet për zhvillim? Në 24 hapur për përvojat nga gabimet e mëparshme dhe përgjegjësitë dhe detyrimet e qeverisë së re lokale. Ekspertët, kryetarët e komunave, institucionet, organizatat joqeveritare- si deri në një jetë më të mirë dhe zhvillim të komunave. Në 24 hapur flasin Arben Taravari - Kryetar i Komunës së Gostivarit, Dejan Pavleski - zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Ace Koceski - Kryetar i Komunës së Velesit dhe Dushica Perishiq-BNJVL.