Në seancën e sotme të Këshillit për zhvillim të balancuar rajonal, i kryesuar nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Dr. Koço Angjushev,u ndanë 280 milion denar nga Programi për zhvillim të balancuar rajonal, të destinuara për zbatimin e 104 projekteve që do të ndikojnë në zhvillimin e tetë rajoneve në territorin e Republikës së Maqedonisë.

Zëvendëskryeministri Angjushev vuri në dukje se për buxheti për vitin 2018,për Programin për zhvillim të balancuar rajonal,janë të dedikuar sasi rekorde e fondeve, ose 57% shumë më e lartë në krahasim me buxhetin për vitin 2017,me çka tregohet qëllimi i fortë i Qeverisë për të investuar në zhvillimin e balancuar dhe për tu mbështetur rajonet më pak të zhvilluara në vend.

 "Për realizimin e projekteve të zhvillimit të tetë plan rajoneve janë të ndarë 70% nga mjetet aktiveve të Programit ose 195.5 milionë denar,me të cilat do të mbështeten 27 projekte. Përveç kësaj,për projekte për zona specifike janë dedikuar 20% të aseteve ose 56 milionë denar që do të mbështeten 45 projekte ndërsa për projektet për zhvillimin e fshatrave 10% ose 28 milionë denar që do të zbatohen 32 projekte. Sidomos të rëndësishme janë fondet të cilat i dedikuam për zhvillimin e zonave të veçanta për zhvillimin e fshatrave, për përpunimin e dokumentacionit teknik për projektet me të cilat do të mund të aplikohet edhe në vende të tjera për të gjetur mjetet për të realizuar ", ceku zëvendës kryeministri.

Angjushev theksoi se zbatimi i Programit për zhvillim të balancuar rajonal nuk është segment i vetëm përmes së cilës Qeveria po punon për të barazuar kushtet e jetës të qytetarëve të Maqedonisë në rajone të veçanta.

"Qëllimi i kësaj Qeverie është që qytetarët e Maqedonisë, kudo që të jetojnë të kenë të njëjtat ose të përafërta kushtet e jetesës,e jo për të krijuar vetëm disa qendra të mëdha. Prandaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ambasadën e Zvicrës, përdatim software i cili do të ndajë investimet totale në rajone të veçanta. Qëllimi është investimet kapitale të parashikuara në buxhetin e Republikës së Maqedonisë,që 400 milionë euro të shpërndahen në mënyrë të barabartë, me tendencë që fondet të drejtohen në rajonet më pak të zhvilluara, dhe gjithashtu të përdoren fonde nga programi IPA për zhvillim ekonomik rajonal , për të cilat është duke u programuar fondet, "tha Angjushev.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu theksoi se këtë vit Qendrat për zhvillimin e rajoneve dhe komunave kanë paraqitur kërkesat për financimin e 137 projekteve. Sipas Ligjit, vlerësimi dhe renditja e projekteve është bërë nga ana e Komisionit për vlerësimin e projekteve të përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Byroja për zhvillimin rajonal dhe Ministria e Financave.

"Numri më i madh i projekteve janë në infrastrukturë ,e që aktualisht është nevoja më e madhe për shumicën e qytetarëve, dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik për t’ju mundësuar rajoneve planifikuese për të aplikuar për më shumë fonde nëpërmjet programeve të donatorëve apo instrumentit IPA të Bashkimit Evropian. Me rritjen e fondeve për zhvillim të barabartë rajonal nga 100 milionë denar në Buxhetin për vitin 2018,ose në mënyrë të veçantë me mbi 50 për qind në krahasim me vitin e kaluar, qeveria ka treguar vullnet të fortë politik për mbështetje më të fortë si dhe të stimulojë zhvillimin rajonal lokal dhe të balancuar. Tendenca është që çdo vit vëllimi i fondeve të rritet, dhe duke krijuar një sistem të koordinimit dhe monitorimit të shpërndarjes së fondeve nga politikat e ndryshme sektoriale,si për të ndikuar në shpërndarjen e tyre të duhur në bazë të nivelit të tyre të zhvillimit dhe nevojave reale të qytetarëve ", tha ministri Fazliu.

Në takimin e Këshillit për zhvillim të barabartë rajonal,pjesëmarrës ishin edhe ministri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugareski, ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i mjedisit dhe planifikimit hapësinor Sadullah Duraku, ministri i bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave , Ljupço Nikolovski, ministri i kulturës Robert Alogjozoski, kryetari i BNJVL-së Petre Shilegov si dhe kryetarët e komunave, kryetarët e tetë rajoneve në Republikën e Maqedonisë.

 

Linku i video deklaratës së zëvendëskryeministrit Angjushev

Linku i video deklaratës së Ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Suhejl Fazliu (në maqedonisht dhe shqip)