Sot u mbajt mbledhja e parë konstituive e Këshillit për zhvillim të barabartë rajonal në të cilën marrin pjesë ministra nga ministritë përkatëse, kryetarët e komunave - kryetarë  të  Këshillave të rajoneve planore dhe kryetari i  BNJVL-së. Me Këshillin kryeson zëvendëskryeministri për çështje ekonomike.

Ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu, si  përfaqësues i ministrisë e cila është bartëse e politikës për zhvillim të barabartë rajonal njoftoi se në vitin 2018, Këshilli do të punojë me dinamikë të shtuar. Në fillim të këtij viti, Këshilli do të punojë në përcaktimin e propozimit për alokimin e fondeve për rajonet planore për financimin e projekteve për zhvillim rajonal, për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore dhe zhvillimit të fshatrave. Përveç kësaj, ministri Fazliu theksoi se në vitin 2018 Ministria për vetëqeverisje lokale do ti qaset azhurimit të kornizës ligjore për zhvillim rajonal dhe do të përgatisë akte të rëndësishme të cilat me procedurë i  vërteton Këshilli për zhvillim të barabartë rajonal. Fjala është për propozim për ndryshimin e Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, propozim-vendim për klasifikimin e rajoneve sipas nivelit të tyre zhvillimorë për periudhën 2018-2022,  propozim-vendim për përcaktimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore për periudhën 2019-2023 dhe propozim strategjinë për zhvillim të barabartë rajonal të Republikës së Maqedonisë 2019-2028.

- Duke pasur parasysh se Ministria për vetëqeverisje lokale, për përgatitjen e dokumenteve planifikuese dhe dokumenteve tjera për zhvillim rajonal shfrytëzon qasje participuese dhe bashkëpunon me institucionet që janë të përfaqësuara në Këshillin për zhvillim të barabartë rajonal si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal, presim bashkëpunim të frytshëm dhe nivel të lartë të pajtueshmërisë në të gjitha çështjet që do ti shqyrtojë në të ardhëshmen ky organ, tha ministri  për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu.

Ministri Fazliu bëri të ditur se në vitin 2018 do të fillojë zbatimin e projektit "Zhvillim të Qëndrueshëm dhe inkluziv rajonal", mbështetur nga qeveria zvicerane e cila do të japë asistencë teknike për të rinovuar kornizën ligjore për zhvillim të barabartë rajonal, dhe aktivitete të tjera që do të realizohen në nivel të rajoneve të planore. Ndër të tjera, do të financohen edhe projekte konkrete dhe inovative për zhvillimin e rajoneve planore.

-Unë pres që puna jonë e përbashkët në kuadër të Këshillit  të rezultojë me ide dhe sugjerime konkrete për përmirësimin e efekteve nga politika për zhvillim të barabartë rajonal, theksoi ministri për vetëqeverisje lokale, Suhejl Fazliu.