Sot në Shkup u mbajt dita e parë informuese për rreth 50 përfitues grantmarrës nga Republika e Maqedonisë nga Programi Ballkan - Mesdhe,i financuar nga Bashkimi Evropian.
Evenimenti u hap nga sekretari shtetëror në Ministrinë e vetëqeverisjes lokale Kiril Partalov.
Prania e Juaj është dëshmi se partneritetet midis pesë vendeve që marrin pjesë në programin transnacional Ballkan- Mesdhe 2014- 2020 janë funksionale, dhe veprimet që dalin nga këto partneritete me të vërtetë kontribuojnë në arritjen e dy objektivave të programit,forcimin e sipërmarrjes dhe inovacioneve dhe përmirësimin e kushteve dhe mbrojtje e mjedisi jetësor ",tha sekretari shtetëror Partalov.
Ai vuri në dukje se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale,si institucion përgjegjës do të angazhohet në zbatimin e Programit,që nënkupton edhe trajnim për teknikat dhe rregullat për zbatimin e duhur të projekteve.
-I bindur jam se ekspertët në këtë fushë nga trupi Udhëheqës dhe organi Kombëtar do të jenë në gjendje për ti sqaruar të gjitha dyshimet të cilat ende i keni në lidhje me respektimin e rregullave për zbatimin e projektit,si dhe të ndani përvojën tuaj të vlefshme me ta,njëkohësisht edhe me grantmarrësit prezent,tha sekretari shtetëror në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale Kiril Partalov.