Sistem i integruar i cili do të jep përgjigje për nevojat reale të rajoneve planifikuese me monitorimin dhe analizën e fondeve si dhe drejtimin e tyre të duhur, ishin përmbledhjet e zëvendësministri  të Vetëqeverisjes Lokale  Dejan Pavleski  në debatin publik  me temë Zhvillim i balancuar rajonal dhe lokal -nevojë për çdo demokraci funksionale,të organizuar nga Fondacioni Fridrih Ebert.

Zëvendësministri Pavleski u zotua për  zgjidhje sistematike të problemeve dhe përmirësimin e dobësive,forcimin e kapaciteteve të institucioneve relevante dhe përcaktimin e vërtetë të prioriteteve të rajoneve planifikuese.

Në debat  foli zëvendëskryeministri i Qeverisë, i ngarkuar për çështje ekonomike Koço Angjushev i cili theksoi se ende nuk është e qartë se sa fonde janë të drejtuara kah rajonet planifikuese dhe për këtë arsye është duke u punuar për të zhvilluar një mekanizëm transparent që do të ndihmojë për të monitoruar se si fondet alokohen për planifikimin e rajoneve, nëpër zonat dhe ku duhet të intervenohet për të siguruar zhvillim të ekuilibruar. Në pamundësi për të detyruar njerëzit të mos vendosen në Shkup, duhet t’ju  krijohen kushte për jetesë aty ku janë tha Angjushev,sipas të cilit vetëm 18% e territorit të shtetit është e mbuluar me rrjetin e kanalizimit ndërsa në Shkup ka monumente me vlerë me milion euro,dhe e cila tregon për ndryshime të panevojshme zhvillimore.

Në debat folën edhe  Jane Vrteski, ekspert për zhvillimin lokal dhe rajonal,dhe Frank Huntke, drejtori i FES për Maqedoninë dhe Kosovën.