Për nevojat e Ministrisë së vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, projekti i USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve ka përpiluar Kod të Transparencës në nivel lokal. Kodi ka për qëllim përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies të njësive të vetëqeverisjes lokale, duke përcaktuar burimin kryesor të informacionit si dhe strukturën e informacioneve që duhet të publikohen në web-faqet e komunës.

Kodi i Transparencës në nivel lokal i përmbush standardet minimale për informim proaktiv të publikut lidhur me punën e organeve komunale, shërbimet që siguron komuna nëpërmjet shërbimeve publike, si dhe informacione të tjera që komuna i prodhon ose i ka në dispozicion. Qëllimi përfundimtar është që përmes aplikimit të këtyre standardeve të sigurohet qasje të unifikuar të informacioneve në të gjitha komunat në mënyrë të parashikuar, duke përmbushur standardet minimale dhe në nivel teknik të pranueshëm.

Nevoja për zbatimin e Kodit të Transparencës në nivel lokal buron nga Ligji për vetëqeverisje lokale, Ligji për qasje të lirë deri te informacione të karakterit publik, Ligji për shfrytëzimin e informacioneve nga sektori publik si dhe Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, e që është e paraparë me Planin e veprimit për zbatimin e  Programës për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim për periudhën 2021-2026.

 

Mund ta shkarkoni Kodin e Transparencës në nivel lokal këtu.