Ministria e vetqeverisjes lokale në bazë të marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Konfederatës së Zvicrës, e përfaqësuar nga Departamenti Federal për punë të jashtme, duke vepruar nëpërmjet Ambasadës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së veriut, nëpërmjet Agjencionit Zvicëran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut, e përfaqësuar nga Ministria për vetqeverisje lokale (MVQL), zbatojnë Proektin “Zhvillim rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv” – faza e dytë e realizimit të projektit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Projekti ka nevojë për angazhimin e ekspertit për udhëheqje me finanasat në kuadër të Projektit “Zhvillim rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv” – faza e dytë e realizimit. Faza e dytë e projektit filloi me nënshkrimin e Marrëveshjes më datë 30.09.2021, dhe do të zgjasë deri më datë 30.09.2025. Ministria e vetqeverisjes lokale shpallë këtë thirrje për shfaqje të interesit për ekspert për udhëheqje me finansat i cili do të jetë i angazhuar pas përfundimit të procedurës për selektim të ekspertit, për periudhë deri në përfundim të fazës së dytë të Projektit.

Pritet që kandidati të jet me njohje adekuate të problematikës dhe t’i plotëson kriteriumet e theksuara më poshtë për pozicionin e theksuar. Ekipin e angazhuar të konsultantëve e përbëjnë ekspertë afatgjatë lokalë, të cilët janë përgjegjës para Ministrisë së vetqeverisjes lokale.

Për angazhim në pozicionin vijues.
Ekspert i menaxhimit finansiar (70% angazhim pune)

Angazhimi për pozicionin e lartëshënuar është në bazë të lidhjes së Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Konfederatës Zvicerrane, e përfaësuar nga Departamenti Federal per punë të jashtme, duke vepruar përmes Ambasadës së Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet Agjencionit Zviceran për zhvillim dhe bashkpunim (SDC) dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, e përfaqësuar nga Ministria për vetqeverisje lokale (MVQL), e shënuar në numrin e arhivës 02.-268/2 më datë 07.01.2021. Angazhimi në pozicionin e lartëshënuar është me qëllim realizimin adekuat të finansave në Projektin “Zhvillim rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv” – faza e dytë, aktivitete të cilat definohen përmes.

Ekspert për udhëheqje me finansat në kuadër të Projektit ““Zhvillim rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv” – faza e dytë e realizimit

Përshkrim i detyrave dhe përgjegjësive të punës:

• Menaxhimi, i saktë dhe në kohë i udhëheqjes së projektit në tërësi
• Zhvillim të raporteve në lidhje me finanansaat dhe azhurim i rregullt i gjendjes finansiare i projektit në përgjithësi dhe granteve të projektit
• Shqyrtim dhe përditësim i të gjitha raporteve finansiare për grantet së bashku me udhëheqësin e ekipit dhe udhëheqësin e Komponentës 3
• Përgaditja dhe zbatimi i buxhetit vjetor të Projektit
• Planifikim i rregullt, ndjekje e harxhimeve si dhe shikim të harxhimeve të gjeneruara të projekteve dhe granteve në pajtueshmëri me rregullat e Projektit
• Përcjellje të harxhimeve të gjeneruara nga ana e shfytëzuesve final në kuadër të Projektit (CRPR, BC)
• Ndjekje adekuate dhe në kohë të harxhimeve në kuadër të komponentave në Projekt
• Percjellje dhe analizë e vazhdueshme të gjendjes finansiare, prezentim të harxhimeve të parapara për periudhën në vazhdim, si dhe daljet e gjeneruara në periudhën vijuese para tim liderit dhe tim projektit
• Vizita monitoruese në teren dhe kontrolla në teren të dokumentave finansiare dhe sistemeve të menaxhimit finansiar të përdoruesve
• Përgaditje dhe monitorim të auditimit të buxhetit
• Detyra tjera të cilat dalin nga puna finansiare vijuese, në kuadër të Projektit

Kualifikimet profesionale, përvojat dhe kompetencat :

Eksperti i menaxhimit finansiar (70% angazhim pune) duhet ti plotësoj këta kriteriume:

• Të ketë shkollim të lartë arsimorë në sferën ekonomike ose shkenca organizative.
• Minimum 8 vite përvojë pune, nga të cilat më së paku 5 vite përvojë në sferën e finansave
• Përvojë pune në udhëheqje me finansa dhe projekte
• Pjesmarrje në përgadtije të dokumenteve finansiare (plane buxhetore, raporte finansiare mujorë dhe gjysëm vjetorë dhe vjetore, udhëheqje dhe përcjellje të harxhimeve rrjedhëse dhe të ardhëshme)
• Njohje e punës me kompjuter, programe kompjuterike për punë në zyre
• Njohje të gjuhës Angleze


Dokumentet e nevojshme për aplikim

• Biografi profesionale (CV) dhe letër motivuese
• Diplomë universitare për arsimin e lartë të përfunduar
• Vërtetim për 8 vite përvoj pune nga të cilat të paktën 5 vite përvojë në fushën e finansave
• Vërtetim për punë Kompjuterik, me program kopjuterike për punë në zyre.
• Vërtetim /certifikatë për njohje të gjuhës Angleze
• Ceritifikatë për pjesmarrje në projekte ndërkombëtare
• Rekomandime

Kandidati duhet të jet i pregaditur që ta mbështes me dokumentacionin adekuat përvojën e theksuar.
Përveq përvojës relevante e theksuar në kriteriumet, kandidatët e selektuar duhet ti posedojnë edhe kompetencat në vijim: aftësi të mrekullueshme për shprehje (me shkrim dhe gojë) së pari në Maqedonishtë, dhe gjithashtu edhe në gjuhën Angleze. Aftësi solide për hulumtim dhe analiza, aftësi solide për dialogim, mbajtje të prezentimeve dhe trajnimeve, aftësi adekuate për menaxhim me njerëz, aftësi për punë me kohë të shkurtër dhe me kompetenca të larta si dhe përkushtim dhe entuzijazëm.
Me kandidatët e paraqitur të cilët do të kenë dokumentacion të kompletuar do të realizohet intervju për vlerësimin e aftësive komunikuese dhe prezantuese, gatishmëri njohje të gjuhës angleze dhe ngjajshem e cila do të notohet. Dokumentacion jo i plotë nuk do të merret parasyshë

Dorëzimi i raporteve:

Në cdo 6 muaj ai do të marr pjesë në përgaditjen e raporteve finansiare dhe narrative, që do të dorëzohen nga MVQL në ambasadën e Zvicrrën /SDC

Aplikimi:

Kandidatët duhet ti plotësojonë kushtet e specifikuara në shpalljen në momentin e aplikimit
Adresa për dorëzimin e aplikimeve:
Arkivi , ministrisë së vetqeverisjes lokale, rruga Kiril i Metodij nr. 54 1000 Shkup, me shënimin “ MOS E HAP” dhe “ Për shpallje publike Projekti “Zhvillim rajonal i qëndrueshëm dhe inkluziv” – faza II


Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është data 1 qershor 2023, deri në orën 14:00.