Shtegu rekreativ është mundësia e re për banorët të komunës për shoqërim dhe rekreacion, krijohen kushte për zhvillimin e sportit, por edhe për zhvillim lokal, duke pasuruar kështu ofertën për vizitorët vendas dhe të huaj. Vlerë e shtuar e këtij projekti është se është zgjedhur nga qytetarët e Kriva Pallankës, në një proces konsultativ të organizuar nga komuna, theksoi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, i cili së bashku me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigorjan, pati takim me kryetarin e komunës, Sashko Mitovski.

- Për kënaqësinë e të gjithëve, e veçanërisht të qytetarëve të Kriva Pallankës, sot përfundon një projekt i bukur, i cili është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, UNDP-së, Qeverisë zvicerane dhe komunës. Të dy projektet janë financuar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Qeveria Zvicerane. Realizues është UNDP. Me mjete financiare morri pjesë edhe komuna, gjë që tregon se autoritetet lokale janë të interesuara për zhvillimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të tyre, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale.

- Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me UNDP-në merr pjesë në realizimin e projekteve të këtilla dhe të ngjashme në 40 komuna për çka për periudhën nga 2022 deri në vitin 2024 me përkrahje të Qeverisë Zvicerane janë siguruar 2 milion dollarë. Këto procese janë reciprokisht të kushtëzuara dhe më e rëndësishme është që qytetarët të ndjejnë dobinë e pjesëmarrjes së tyre dhe të valorizojnë zërin e tyre duke krijuar partneritete me autoritetet lokale dhe përmirësimin e përbashkët të kushteve të jetesës në bashkësinë lokale.

-Sot gjithashtu pata rastin të shoh se si është pajisur salla e Këshillit komunal. Nëpërmjet projektit për Forcimin e Këshillave komunale, janë siguruar pajisje për transmetimin direkt të seancave të Këshillit. Në këtë mënyrë rritet transparenca dhe llogaridhënia e autoriteteve lokale, theksoi ministri.

Të dy projektet janë realizuar në kuadër të programit “Forcimi i Këshillave Komunal”, të cilët financohen nga Qeveria Zvicerane dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ndërsa e i bashkëfinancon dhe realizon Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në bashkëpunim me partnerë nacional dhe lokal.

- Ministria e Vetëqeverisjes Lokale mbështet projekte që kanë ndikim në demokracinë lokale. Pa demokraci lokale nuk ka vetëqeverisje lokale dhe anasjelltas, pa vetëqeverisje lokale nuk ka demokraci lokale. Këto procese janë të kushtëzuara reciprokisht dhe më e rëndësishmja është që qytetarët të njohin dobinë e pjesëmarrjes së tyre dhe të vlerësojnë zërin e tyre duke krijuar partneritete me autoritetet lokale dhe përmirësimin e përbashkët të kushteve të jetesës në bashkësinë vendore, përfundoi ministri.