Ministri i vetëqeverisjes lokale Suhejl Fazliu dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori i OSBE-së Klemens Koja, nënshkruan sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi për periudhën 2019-2021.

Ministria e vetëqeverisjes lokale dhe OSBE-ja do të bashkëpunojnë për përmirësimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale dhe procesin e decentralizimit. Aktivitet thelbësorë do të jetë vlerësimi për zbatimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale dhe përgatitja e raportit me njohuri dhe rekomandime, i cili do të shërbejnë për korrigjimin e politikave për përmirësimin e  sistemit.

Ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu theksoi se Ligji për vetëqeverisje lokale është një nga ligjet më të rëndësishme sistemore, i cili miratohet me dy të tretat e shumicës dhe se implementimi i tij ka ndikim direkt në funksionimin e pushtetit lokal.

- Ligji për vetëqeverisje lokale është ligji i parë i miratuar pas Marrëveshjes kornizë dhe amendamenteve kushtetuese. Është me rëndësi që pas analizës së pjesës normative dhe zbatimin direkt nga ana e komunave dhe ministrive tjera kompetente të shohim se a ka probleme në implementimin e tij dhe si të eliminohen ato. Ministria e vetëqeverisjes lokale insiston për gjithë-përfshirje në proces dhe përfshirjen e ministrive kompetente, komunave dhe sektorin civil. Do të vazhdojmë me reformat në fushën e qeverisjes lokale dhe procesin e decentralizimit ndërsa analiza do të na ndihmojë që në vitin e ardhshëm të iniciojmë transferimin e kompetencave të reja, tha ministri Fazliu, i cili shprehu falënderim për mbështetjen e ofruar ana e  OSBE-së.

Ministri Fazliu shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe në këtë segment veçmas për faktin se Qeveria me mjete buxhetore mbuloi një pjesë të borxheve të komunave dhe ka të drejtë morale të ndihmojë procesin e transparencës, llogaridhënies dhe pengimin e  korrupsionit në lokal nivel, theksoi ministri Fazliu.