Ftesë për pjesëmarrje në konsultime për Hartimin e raportit për vlerësimin mjedisor Ne suaza të programit të bashkëpunimit ndërkufitar INTERREG IPA Programit në mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për periudhën e programimit të vitit 2021-2027

 

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në rolin e Trupit Kombëtar të programit të bashkëpunimit ndërkufitar INTERREG IPA në mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2027, shpall konsultime (në Republikën e Maqedonisë së Veriut) për Raportin per vlerësim të ambientit mjedisor, të programit dhe strategjisë për Bashkëpunim Ndërkufitar për zhvillim territorial të integruar.

Raporti për vlerësim të ambientit  Mjedisor për INTERREG IPA Programi për bashkëpunim ndërkufitar midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2027, financuar nga Instrumenti për Ndihmë për Para-Anëtarësim (IPA III) dhe Strategjia Ndërkufitare për zhvillim të Territorit të Integruar , janë përgatitur brenda kornizave të procedurave për vlerësimin mjedisor në përputhje me kërkesat e nenit 19a të Rregullores mbi dispozitat dhe kushtet për zbatimin e planeve dhe programeve për vlerësimin mjedisor (Rregullorja mjedisore), në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Mjedisit dhe Ekonomia e Ujit nr.EC-17 / 29.06.2021, me zbatim te detyrueshëm të vlerësimit mjedisor të programit për bashkëpunim ndërkufitar dhe strategjisë Ndërkufitare për zhvillimin e integruar territorial.

Raporti per vlerësimin e ambientit mjedisor ka për qellim t’i përcaktojë fushën dhe përmbajtjen e Raportit të vlerësimit ambientit mjedisor. Të gjithë palët e interesuara mund të japin opinionet dhe rekomandimet e tyre për fushën dhe përmbajtjen e Raportit të vlerësimit te ambientit mjedisor, si dhe sugjerime për zgjerimin në sferën e vlerësimit.

Të gjitha opinionet, rekomandimet dhe propozimet e paraqitura brenda afatit të caktuar do të rishikohen dhe zbatohen në përgatitjen e Raportit të Vlerësimit te Ambientit Mjedisor dhe kështu do të sigurojnë arritjen e objektivave të procedurave të Komisionit Evropian për integrimin e konsideratave mjedisore në hartimin e programit dhe strategjisë, përsa i përket rrezikut për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve në procesin dhe zbatimit të tyre.

Në përputhje me dispozitat e Ligjit për ambientin Mjedisor, Raporti i Vlerësimit të Ambientit Mjedisor, dorëzohet për konsultime në territorin e Republikës së Maqedonisë sl Veriut nga ana e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, tek publiku dhe palët e interesuara.

Raporti për vlerësimin e ambientit mjedisor është i siguruar nga ana e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike të Republikës së Bullgarisë, e cila paraqitet si Autoritet Menaxhues i programit, dhe i cili më parë i ështe dorëzuar Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në rolin e organit Kombëtar të programit.

Afati i fundit për dorëzimin e opinioneve është 23 gusht 2021 (14 ditë nga data e konsultimeve të publikuara).

Mendimet të dorëzohen në formë elektronike në e-mail-in e mëposhtëm:

1.infо@mls.gov.mk;

2.Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.;

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Teksti i plotë i dokumentit mund të gjendet i bashkangjitur më poshtë.