09.11.2022

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Risto Penov sot realizoi takim me ambasadorin e Italisë në Maqedoninë e Veriut, Andrea Silvestri. Në takim u diskutua për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe rolin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Me këtë rast u theksua kontributi i Italisë si anëtare e Bashkimit Evropian, në mbështetje të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, si dhe përkrahja përmes projekteve konkrete që mund t'i japin shtysë plotësuese zbatimit të politikave në kompetencë të Ministrisë për Vetëqeverisje Lokale. Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin me autoritetet lokale, funksionimin e vetëqeverisjes lokale në kushtet aktuale të krizës energjetike, si dhe masat e marra për zvogëlimin e pasojave.

                                                                                                               Ministria e Vetëqeverisjes Lokale