Njëmbëdhjetë stacione agrometeorologjike në rajonin e Pellagonisë

Njëmbëdhjetë stacione agrometeorologjike janë vendosur në sipërfaqe tokësore bujqësore në rajonin planorë të Pellagonisë me qëllim të përmirësimit dhe modernizimit të ekonomisë bujqësore, të cilat do të sigurojnë informacione më të mira për fermerët mbi parametrat që janë thelbësorë për prodhimin bujqësor, si dhe modernizimin e qasjes deri teata  informacione, në kuadër të projektit "Risitë për përparimin  e bujqësisë". Në këtë mënyrë do të mundësohet  mbrojtja e mjedisit jetësorë përmes vendosjes së teknologjive moderne në bujqësi.

- Këto stacione do të përdoren për mbledhjen, përpunimin dhe shfaqjen e të dhënave meteorologjike, si dhe sigurimin e informacioneve në kohë për fillimin, kohëzgjatjen dhe intensitetin e sulmeve të sëmundjeve individuale ose dëmtuesve të kulturave bujqësore, të cilat do të mundësojnë përcaktimin e saktë të afatit dhe metodës së trajtimi. Ideja është që me ndihmën e këtyre stacioneve, fermerët të marrin informacione në kohë në telefonat e tyre të mençur ose në kompjuter duke hyrë në faqen e internetit, kushtet e motit, lagështinë dhe presionin i ajrit, kur është koha e duhur për ujitje, kur ekziston rreziku i sëmundjeve dhe të ngjashme, të cilat nga ana tjetër do të mundësojnë përmirësimin e mënyrës së kultivimit dhe trajtimit të kulturave bujqësore, si dhe masat për mbrojtjen e mjedisit. Projekti është financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim, ndërsa vlera e investimit është 2.5 milion denarë, tha ministri i Vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski në Resnjë.

Përveç 11 stacioneve agrometeorologjike në komunat e rajonin planorë të Pellagonisë, është zhvilluar dhe instaluar program softuerik për administrim me të dhënat nga stacionet në të gjitha qendrat administrative të stacioneve.

- Në këtë mënyrë ofrojmë menaxhim të përparuar të masave të mbrojtjes së mjedisit në sektorin e bujqësisë duke përdorur të dhëna nga stacionet në mënyrë që të parandalojmë përdorimin e tepruar të reagensëve kimikë, ujitjen e panevojshme dhe të ngjashme. Zbatimi i praktikës së mirë bujqësore është përmirësuar gjithashtu duke përdorur në kohë burimet e ripërtërishme të energjisë, përdorimin e duhur të masave agroteknike, sasinë e duhur të të ushqyerit dhe përfitime të tjera të teknologjisë së re në mënyrë që të lehtësohen praktikat bujqësore sezonale. Gjithashtu sigurohet qasje e lehtë deri te informacionet mbi ndryshimin e klimës për menaxhimin e duhur të korrave duke përdorur të dhëna nga stacionet që do të kontribuojnë në menaxhimin efektiv të orarit të masave agroteknike dhe përdorimin e aditivëve kimikë dhe plehrave, theksoi Milevski.

Gjithashtu u zhvillua një fushatë informative mbi përfitimet e projektit dhe rezultatet nga stacionet duke përdorur teknologjinë e re dhe shpërndarjen e materialeve promovuese të shtypura se si të përdoren stacionet dhe të dhënat e tyre.

- Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si funksionon stacioni agrometeorologjik, i cili ndodhet në një vend të shkëlqyeshëm sepse tregon të gjitha përfitimet dhe informacionet që mund të gjenerohen për fermerët vendas dhe qytetarët. Projekte të tilla janë të dobishme për të gjithë, si për fermerët ashtu edhe nga nxënësit e shkollave të mesme. Duke përfshirë qytetarët në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes lokale, të gjithë marrin vendime bashkërisht, do me thënë vendosin se cilat projekte do të investohen në rajone planore, që është shembull i shkëlqyeshëm për t'u ndjekur në të ardhmen, tha Sibil Suter, ambasadore e Zvicrës.

`- Instalimi i stacionit agro-meteorologjik METEOBOT është ndihmë e madhe për fermerët tanë dhe luan rol të madh në modernizimin e procesit të prodhimit të mollëve në rajonin e Prespës. Stacioni agrometeorologjik nuk vendoset rastësisht në pemishtet e shkollës së mesme komunale "Mbreti Samoil", sepse kjo shkollë edukon stafin tonë të ardhshëm bujqësor dhe njëherit është investimi ynë për të ardhmen, shtoi kryetari i Komunës së Resnjës, Zivko Gosharevski.