Printo

Strategjia e re për zhvillimin rajonal dhe Ligji i ri për zhvillim të barabartë rajonal,
gjithmonë duke u nisur nga nevojat reale të qytetarëve, përmes përmirësimit të sistemit të
vetëqeverisjes lokale, zbatimi konsekuent i politikës për zhvillim të barabartë rajonal dhe
menaxhimi edhe më efikas i fondeve IPA të Bashkimit Evropian për bashkëpunim
ndërkufitar, janë prioritetet kryesore për ministrin e vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski.


- Qeveria dhe unë si ministër i vetëqeverisjes lokale, në mandatin e ri vazhdojmë të
punojmë në mënyrë efikase, të përkushtuar dhe me përgjegjësi në proceset e evropianizimit,
demokratizimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Në mandatin e parë, u përkushtuam
maksimalisht në krijimin e mundësive për vazhdimin e procesit të integrimit evropian, për
ndërtimin e vlerave dhe për shtet në të cilin çdo qytetar do të ndihet i lirë, i barabartë dhe i
sigurt. Përgjegjësia në këtë mandat është edhe më e madhe. Janë iniciuar procese të
rëndësishme që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarëve. Gjërat do ti
ndryshojmë së bashku, në bashkëpunim me qytetarët, me punë transparente dhe të
përgjegjshme, tha Milevski.


Ministri i vetëqeverisjes lokale tha se fillon nga nevojat reale të qytetarëve dhe për
këtë arsye do të punojë për të përmirësuar sistemin e vetëqeverisjes lokale, zbatimin e
qëndrueshëm të politikës për zhvillim të barabartë rajonal dhe menaxhim më efikas të
fondeve IPA të Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar, ndërsa këtë mandat e fillon
me planifikim strategjik dhe programim në të tre fushat.


- Filluam me përgatitjen e Strategjisë së re për zhvillimin rajonal dhe Ligjin e ri për
zhvillim të barabartë rajonal. Dokumenti strategjik do të determinojë zhvillimin e rajoneve
planore të vendit në 10 vitet e ardhshme. Gjërat duhet të ndryshojnë sistematikisht, sepse
dokumenti i mëparshëm strategjik për periudhën 2009-2019 nuk i dha rezultatet e pritura.
Sipas indeksit zhvillimorë, Shkupi në raport me rajonet e tjera të planore dyfish është mëpërpara. Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se shpenzimet për kokë banori në rajonet tjera
planore janë për 1/3 më të ulëta se në rajonin planor të Shkupit, theksoi Milevski.
Vlerësimi i bërë i rezultateve nga realizimi i dokumentit të mëparshëm strategjik tregoi se për
10 vite në tetë rajone planore janë realizuar 2,247 projekte në vlerë prej gjithsej 373,8 milion
euro, ose mesatarisht 166 355 euro për projekt. Rreth 10 përqind e këtyre mjeteve janë
realizuar përmes Ministrisë së vetëqeverisjes lokale, ndërsa 90 përqind përmes ministrive të
tjera.


- Në këtë mandat si Ministri e vetëqeverisjes lokale duam të ndryshojmë gjërat me
një grup masash frontale të cilat në të njëjtën kohë do të zvogëlojnë ndryshimet, por
gjithashtu do të rrisë përparësitë konkurruese të secilit rajon planorë. Kjo, mbi të gjitha do të
thotë respektim konsekuent për nivelin zhvillimorë të rajoneve planore gjatë shpërndarjes së
mjeteve për investime kapitale nga të gjithë sektorët. Deri më tani, ky parim është respektuar
vetëm nga Ministria e vetëqeverisjes lokale. Cilësinë e jetesës do ta ndryshojmë duke
standardizuar shërbimet publike në të gjithë vendin. Shkollat, kopshtet, rrugët, infrastruktura
komunale duhet të jenë në mënyrë të barabartë të arritshme dhe funksionale për të gjithë
qytetarët, tha Milevski.


Sipas Milevskit, prioritet tjetër po aq i rëndësishëm është edhe procesi i
decentralizimit, i cili ka ndikim në cilësinë e jetës, demokratizimin e shoqërisë dhe zhvillimin
ekonomik, e gjithashtu edhe në imazhin e vendit në procesin e integrimit në Bashkimin
Evropian.


- Do të fillojmë me përgatitjen e Programit të ri pesë-vjeçar për zhvillim të
qëndrueshëm lokal dhe decentralizim, përmirësimin e stabilitetit financiar të komunave
përmes një shpërndarje më të drejtë të TVSH-së dhe bllok dotacioneve, duke kapërcyer
hendekun financiar midis nevojave dhe mundësive të komunave më të vogla, sepse të gjithë
qytetarët duhet të marrin shërbime publike cilësore, pavarësisht nga vendbanimi i tyre. Nga
ana tjetër, ky instrument do të ndërlidhet me përmbushjen e përgjegjësive të autoriteteve
lokale për mbledhjen e taksave dhe tarifave lokale. Prandaj, ne do të punojmë në forcimin e
kapaciteteve në nivel lokal për menaxhim transparent dhe të përgjegjshëm të financave
publike, për përfshirje më të madhe dhe të drejtpërdrejtë të qytetarëve në vendimmarrje,
ndërsa do të kërkojmë ndryshimin e modelit zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave
bashkiakë me lista të hapura, theksoi Milevski.


Ai njoftoi se Ministria e vetëqeverisjes lokale do të punojë në përmirësimin dhe
unifikimin e shërbimeve administrative përmes dixhitalizimit të proceseve dhe vendosjes së
plotë të sistemit shërbyes nga një pikë duke krijuar një qendër shërbimi në secilën komunë.
Gjithashtu, do të vazhdojë transferimi i kompetencave të reja tek komunat, të udhëhequr nga
parimi që shërbimi do të jetë i arritshëm për të gjithë qytetarët, më efikas dhe më i lirë. Theks
i veçantë do ti kushtohet forcimit të kapaciteteve të shërbimeve të inspektimit në komuna.
-Këtë vit komunat kanë marrë përgjegjësi për trajtimin e krizës shëndetësore, e cila
kërkon burime financiare shtesë dhe burime njerëzore. Kjo situatë e re ka imponuar nevojën
për të shqyrtuar situatën për rolin e komunave në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit dhe
konkretisht për mbrojtjen nga korona virusi dhe sëmundjet tjera infektive, tha Milevski.
Milevski bëri të ditur se ecuri është programimi i periudhës së re të programore të IPA-s.
Programet e reja për bashkëpunim ndërkufitar janë duke u përgatitur me të gjitha vendet
fqinje.


- Ajo që ndryshon në këtë periudhë programimore është qasja e vendeve deri te
paratë evropiane. Thithja më e madhe e fondeve do të sigurohet nga vendet që janë më
konkurruese. Si vend ne kemi përvojë në përgatitjen e projekteve nga organizata të shoqërisë
civile, komuna, universitete, shkolla, organizata shëndetësore dhe institucione dhe shoqata të
tjera. Nga buxheti i shtetit do ti stimulojmë të gjithë aplikantët e mundshëm duke mbuluar
kostot për bashkëfinancim vetanak në shumën prej 15%. Ne do të vazhdojmë të forcojmë
kapacitetet për menaxhim më transparent dhe të përgjegjshëm të mjeteve financiare të
Bashkimit Evropian, me çka do të tregojë përgjegjësi më të madhe në procesin e integrimit
evropian. Ne jemi të vetëdijshëm se në këtë mandat do të monitorohemi edhe më tepër si nga
qytetarët ashtu dhe nga Bashkimi Evropian. Kjo qeveri me vetëdije hapi proceset për
menaxhim të përgjegjshëm dhe llogaridhënje në të gjitha nivelet e qeverisjes, sepse kjo është
mënyra e vetme për të bërë ndryshime thelbësore në vend, për shtetin dhe për të gjithë ne, tha
Milevski.