Printo
Të nderuar,

Digjitalizimi në nivel komunal po bëhet prioritet për qytetarët dhe autoritetet lokale, ndërsa mbështetja që në vazhdimësi e jep Bashkimi Evropian duke mbështetur projekte me rezultate konkrete është me rëndësi të madhe për qytetarët - ky ishte konkluzioni i Panel diskutimit për digjitalizimin komunal në kuadër të Konferencës “BE për komunat”.

Në panelndiskutimit morën pjesë: Stephen Hudolin, shef për bashkëpunim nga Delegacioni i BE-së, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski, Zëvendësministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Aleksandar Bajdevski, Kryetar i Komunës së Tetovës, Bilal Kasami dhe Alin-Adrian Nika, kryetari i këshillit të Qarkut Timish në Rumani, si përfaqësues i Komitetit Evropian të Rajoneve. Panel-diskutimin e moderoi eksperti i lartë për komunikim dhe dukshmëri në kuadër të Programit "BE për komunat", Bojan Kordalov.
 
The contents of this press release are the sole responsibility of B&S Europe as implementing partner of the Technical Assistance “EU for Municipalities” project and do not necessarily reflect the opinion of the European Union.

Me respekt,
AT "BE për Komunat"
 
Digjitalizimi në nivel komunal ofron shërbime më të mira për qytetarët