Republika e Maqedonisë

Ministria e vetëqeverisjes lokale

Të festojmë Ditën e Bashkëpunimit Europian nëpërmjet pikturave të cilat përfaqësojnë bashkëpunimin midis njerëzve në Europë!

Me rastin e Ditës së Bashkëpunimit Europian, IPA Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri do të organizojë konkurs për pikturë me temën e përcaktuara “Krijimi i të ardhmes së përbashkët” në Strugë,  më 15 Tetor 2015.

Kush mund të aplikojë: fëmijët (mosha 6-15 vjeç) nga Republika e Maqedonisë dhe Republika e Shqipërisë.

Afati i fundit për aplikim:13 Tetor 2015

 

Si të marrësh pjesë: piktura duhet të jetë e dizenjuar në një letër A3 (420mm x 297mm) me temë “Krijimi i të ardhmes së përbashkët”. Fëmijet mund të përdorin materialet artistike si laps, laps ngjyrues, ngjyra uji, etj.

Vlerësimi: Pikturat do të vlerësohen në bazë të origjinalitetit, kreativitetit, cilësisë dhe rëndësisë mbi temën e mësipërme. Pikturat e përzgjedhura do të prezantohen në një ekspozitë publike më 15 Tetor 2015 në Strugë, Republika e Maqedonisë.

Çmimet: Fituesit e përzgjedhur për vend të 1, 2 dhe të 3 do marrin Çertifikatën e meritës dhe dhurata përkatëse.

Fituesit do të shpallen në evenimentin që shënon Ditën e Bashkëpunimit Europianmë 15 Tetor 2015 e cila do te mbahet në sallën kryesore Pallati i Kulturës “Braka Miladinovci” Strugë.

Për të mbrojtur punën e të gjithë fëmijëve, ju lutemi nënshkruani pikturën tuaj. Prapa pikturës duhet të gjenden këto informacione:

-          Emri dhe mbiemri i fëmijës,

-          Shkolla ku fëmija ndjek mësimin,

-          Emri i prindit ose kujdestarit ligjor dhe adresa e banimit dhe

-          Numri i telefonit/celular i prindërit/kujdestarit ligjor/mësuesit.

Ju lutemi të na dërgoni punimin tuaj me të cilin do merrni pjesë para datës 13 Tetor 2015 nëpërmjet postës ose dorazi në adresat e mëposhtme:

Republika e Maqedonisë:

IPA Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri

Sekretarijati i Perbashkët Teknik Strugë

Tel: 00389 46 788 300

Rr. Boro Duni bb, 6330 Strugë, R. Maqedonisë

Republika e Shqipërisë:

IPA Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Maqedoni-Shqipëri

Antena Elbasan

Str. Lagja “Brigada 17 S”, Rruga “11 Nëntori”,

Prefektura Elbasan , kati i 3-të      

Tel: 00355 54 244 431