THIRRJE TË HAPUR PUBLIKE


për financimin e Propozim-projekteve për zvogëlimin e pabarazive (dispariteteve) ndërmjet dhe brenda rajoneve planore dhe rritjen e konkurrencës rajonale për vitin 2023, sipas masave dhe aktiviteteve të veçanta për zhvillim të barabartë rajonal.


1. LËNDË E THIRRJES SË HAPUR PUBLIKE


Lëndë e thirrjes së hapur publike është ndarja e mjeteve për financimin e projekteve, me qëllim të zvogëlimit të pabarazive(dispariteteve) ndërmjet dhe brenda rajoneve planore dhe rritjen e konkurrencës rajonale, të përcaktuara në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023. Qëllimi i kësaj thirrjeje të hapur publike është që të ndahen mjete për ato Propozim-projekte, me realizimin e të cilëve do të kontribuohet në zvogëlimin e dallimeve në shkallë zhvillimore ndërmjet dhe brenda rajoneve planore, do të forcohet konkurrenca rajonale, përmes realizimit të potencialeve vetanake zhvillimore në nivel lokal.


Në kuadër të kësaj thirrjeje të hapur publike, financiarisht do të mbështeten projektet që janë në përputhje me masat dhe aktivitetet prioritare për zvogëlimin e dallimeve në shkallë zhvillimore ndërmjet dhe brenda rajoneve planore dhe për rritjen e konkurrencës rajonale, të cilat rrjedhin nga prioritetet e përcaktuara në dokumentet planifikuese për zhvillimin rajonal.


Në vitin 2023, aktivitete dhe masa prioritare janë:
- përmirësimi i efikasitetit energjetike i ndërtesave publike/shfrytëzimi i burimeve të rinovueshme të energjisë
- modernizimi i infrastrukturës komunale


2. SHUMA E MJETEVE


Shuma totale e mjeteve për financimin e projekteve për zvogëlimin e pabarazive ndërmjet dhe brenda rajoneve planore dhe rritjen e konkurrencës rajonale, në përputhje me nenin 3 paragrafi (1) pika 1 e Programit për zvogëlimin e pabarazive ndërmjet dhe brenda rajoneve planore dhe rritjen e konkurrencës rajonale për vitin 2023(“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 27, 08.02.2023) është caktuar në 49.811.600,00 denarë.


• PËRDORUES TË MJETEVE


Të drejtë të paraqesin propozim-projekte për zvogëlimin e dallimeve ndërmjet dhe brenda rajoneve planore dhe rritjen e konkurrencës rajonale kanë Qendrat për zhvillimin e rajoneve planore, komunat, komunat në qytetin e Shkupit, qyteti i Shkupit, ndërmarrjet publike dhe institucionet publike të themeluara nga shteti, nga komunat, nga komunat në qytetin e Shkupit dhe nga qyteti i Shkupit, institucionet e arsimit të lartë dhe shkencorë dhe shoqatat. Ftohen të gjithë shfrytëzuesit e interesuar, si nxitës dhe bartës të ndryshimeve të nevojshme në aktivitetet zhvillimore ekonomike, sociale dhe të tjera, të paraqesin kërkesat e tyre për financimin e projekteve, në përputhje me aktivitetet dhe masat prioritare të Programit për zvogëlimin e pabarazive ndërmjet dhe brenda rajonit paorë dhe rritjen e konkurrencës rajonale për vitin 2023 dhe qëllimin e kësaj thirrjeje të hapur publike.


• KRITERET PËR VLERËSIMIN E PROPOZIM – PROJEKTEVE
1) arsyetimi i Propozim-projektit në aspektin e përputhshmërisë me masat dhe aktivitetet prioritare, në përputhje me nenin 5 të Programit për zvogëlimin e pabarazive ndërmjet dhe brenda rajoneve planore dhe rritjen e konkurrencës rajonale për vitin 2023;
2) aftësia financiare e aplikuesit të Propozimit - projektit;
3) qëndrueshmëria e rezultateve të pritura nga Propozim - projekti;
4) ndikimi në popullatë në nivel lokal;
5) aktivitetet e nevojshme për realizimin e Propozim - projektit;
6) dinamika e realizimit të Propozim - projektit;
7) përshtatshmëria e treguesve të theksuar në Propozim - projekt me rezultatet dhe objektivat e Propozim - projektit.


• MËNYRA E EVALUIMIT TË PROPOZIM-PROJEKTEVE


Mënyra dhe metodologjia e vlerësimit të propozim-projekteve bëhet në përputhje me Rregulloren për mënyrën dhe metodologjinë për vlerësimin e propozim-projekteve (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nr. 62/21).


• AFATI PËR DORËZIMIN E PROPOZIM – PROJEKTE


Aplikantët duhet që propozimet e tyre për financimin e Propozim-projekteve për zvogëlimin e pabarazive ndërmjet dhe brenda rajoneve planore dhe rritjen e konkurrencës rajonale t’i dorëzojnë në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, Bulevardi “Shën Kirili dhe Metodi'' nr. 54, Shkup, në dy formularë origjinalë për aplikim (të shkarkuar nga ueb-faqja www.mls.gov.mk) dhe në formë elektronike në CD (formë origjinale e skanuar dhe Word dokument), nga dita e publikimit të kësaj thirrjeje publike në "Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” dhe mediat publike. Afati për dorëzimin e propozimeve për financimin e Propozim - projekteve për zvogëlimin e pabarazive ndërmjet dhe brenda rajoneve planore dhe rritjen e konkurrencës rajonale zgjat gjatë vitit 2023, deri në shfrytëzimin e mjeteve, të përcaktuara në nenin 3 paragrafi (1) pika 1 të Programit për zvogëlimin e pabarazive ndërmjet dhe brenda rajoneve planore dhe rritjen e konkurrencës rajonale për
vitin 2023.


Vlerësimi i projekt-propozimeve të marra fillon pas skadimit të afatit 30 ditorë nga publikimi i thirrjes publike dhe realizohet gjatë gjithë vitit buxhetor sipas dinamikës së grumbullimit të projekt-propozimeve në përputhje me nenin 58 dhe 59. të Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal (,, Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut" nr. 24/2021 dhe 174/21).

Образецот за поднесување предлог проекти превземете го ТУКА