Thirrje për projekt propozime

 

 

Titulli i thirrjes për propozime: Bashkëpunimi ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut në kuadër të IPA II 2019 dhe 2020

 

Referenca e publikimit: EuropeAid/175008/DD/ACT/XK

 

 

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpallur Thirrjen për propozime për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe organizatave në rajonin ndërkufitar në mënyrë që të mbështesë rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe të forcojë kohezionin social.

 

 

Prioritetet tematike të përzgjedhura për këtë Thirrje:

 

·         Prioriteti Tematik 2: Inkurajimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore e natyrore; dhe

 

  • Prioriteti Tematik 3: Mbrojtja e mjedisit, promovimi i përshtatjes dhe zbutja e ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut

 

 

 

Udhëzuesin e plotë për Aplikues mund ta gjeni në faqet në vijim:

 

https://ec.europa.eu/international-partnerships/funding/looking-for-funding_en;  https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/home;

http://www.cbc-kosovo-northmacedonia.eu/  https://www.eeas.europa.eu/delegations/kosovo_en?s=321

 

 

Afati për dorëzim të propozimeve është 20 Shtator 2022 deri më ora 12:00 CET.

 

 

Do të organizohen dy Sesione Informuese për këtë Thirrje për propozim më datë:

 

- 16 Gusht 2022 ora 11:00 – 13:00 – Salla e Këshillit Komunal Gjilan – Komuna e Gjilanit. Adresa: Bulevardi i Pavarësisë p.n. 60000 Gjilan, Kosovë;

 

- 18 Gusht 2022 ora 11:00 – 13:00 Salla e Këshillit Komunal Çair – Komuna e Çairit,

Adresa: Hristijan Todorovski Karposh, 1000 Shkup, Maqedoni e Veriut.