Printo

NJOFTIM PËR APLIKIM

 

Njoftim për pozicion vakant, për angazhimin e Profesorëve për udhëheqjen e studentëve në Univeritetet e Arteve në Shkup dhe Tiranë (Fakultetet e Stilimit të Veshjeve) në krijimin e kostumeve / veshjeve tradicionale nga zona e lejuar e programit me qëllim të vlerësimit të zonat e synuara në kuadër të Programit IPA II për Bashkëpunim Ndërkufitar midis

Maqedonisë sëVeriut dhe Shqipërisë 2014-2020

 

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, në cilësinë e strukturave zbatuese të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Maqedonia e Veriut – Shqipëri 2014-2020, si dhe në kuadër të aktiviteve të këtij programi, me mbështetjen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, po planifikojnë të organizojnë një seri aktivitetesh me synimin për të rritur ndërgjegjësimin mbi atraksionet e zonës së të programit, përfitimet, mundësitë dhe projektet e financuara nga ky program.

Si një komponent i rëndësishëm i kësaj eventit të vizibilitetit Bashkëpunimi Ndërkufitar: E kaluara. E Ardhmja e Traditës. Mënyra se si bashkëveprojmë!”, është edhe krijimi i veshjeve / kostumeve tradicionale të zonës ndërkufitare, nga studentët nga Universitetet e Arteve në të dy vendet të udhëhequr nga Profesorët e tyre.

Ky aktivitet synon përzgjedhjen e studentëve nga Universitetet Shtetërore të Arteve në Shkup dhe Tiranë (Fakultetet e Stilimit të Veshjeve) të cilët do të marrin pjesë në krijimin e kostumeve / veshjeve tradicionale nga zona e lejuar e programit me qëllim të vlerësimit të zonave të synuara të këtij programi dhe për të rritur ndërgjegjësimin e bashkëpunimi ndërkufitar të Programit në nivel lokal.

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po publikojnë Shpalljen Publike për Kandidatët për Vende të lira të Punës:

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, njoftojnë për shpalljen e pozicionit vakant:

Afati i aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë aplikimin dhe ofertën jo më vonë se afati i përcaktuar në Termat e Referencës, pika 15, e cila është data 27 Prill 2021 në formë elektronike me e-mail në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Vetëm aplikimet të cilat do të dorëzohen brenda afatit të këtij njoftimi do të konsiderohon më tej.

Lajmerim, ToR