Printo

THIRRJE E HAPUR

 

Punime kërkimore në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për projektet e zbatuara gjatë IPA 2007-2013 dhe IPA 2014-2020 të financuara nga Bashkimi Evropian

 

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në Republikën e Shqipërisë, në cilësinë e strukturave zbatuese të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA II Maqedonia e Veriut – Shqipëri 2014-2020, në kuadër të këtij programi, shpallin sot 12 Mars 2021, një konkurs për punime kërkimore mbi zbatimin e projekteve të financuara nga Programet IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar Maqedonia e Veriut dhe Shqipërisë IPA 1 (2007 – 2013) dhe IPA 2 (2014-2020). Strukturat operuese të këtij Programi janë të interesuar të njohin se si zbatimi i Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë kontribuon në përmirësimin e jetës së banorëve në zonën e programit.

Thirrja do të përfshijë aplikantë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëri, sipas kritereve të përcaktuara në udhëzuesin për aplikanë për këtë thirrje.

 

Udhëzuesi dhe formulari i aplikimit për këtë thirrje gjenden në faqet zyrtare si vijon: http://ipacbc-mk-al.net; www.mls.gov.mk; http://punetejashtme.gov.al;

Aplikantët për tu bërë pjesë e këtij konkursi për “Punime kërkimore në kuadër të këtij programi të bashkëpunimit ndërkufitar”, duhet të përmbushin kriteret si më vijon:

  1. Aplikanti duhet të jetë person fizik ose juridik (personat fizikë që i përkasin një Universiteti, student, profesor / mentor, etj).
  2. Aplikanti duhet të jetë duhet i themeluar ose të jetë student ose profesor universiteti në një nga vendet përfituese (Maqedonia e Veriut ose Shqipëri).
  3. Kur Aplikanti është një person juridik, duhet të jetë një nga llojet e personit juridik si vijon:

Kriteret e tjera mund t’i gjeni në Udhëzuesin për Aplikantë.

 

Aplikimet duhet të dorëzohen në formë elektronike me e-mail në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Afati i aplikimit është deri më datë 1 Maj 2021.



Application_form_call research  papers CBCProgramme  MK-AL 10.03.2021.docx

Guidelines  for EU-funded cbc  research papers 10.03.2021 (1).docx