Ministria e Integrimeve Europiane e Qeverisë së Republikës së Serbisë, si Autoritet Kontraktues, shpall thirrje për angazhim te Ekspertëve për vlerësimin e projekt propozimeve të pranuara nën:

• Thirrjen e parë për Propozime të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Sërbi - Maqedonia e Veriut 2016-2020 në kuadër të Instrumentin për Ndihmë Para-aderuese (IPA II), alokimet 2016 dhe 2017 (referenca: EuropeAid / 165171 / ID / MULTI)

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë kërkesat e mëposhtme të përcaktuara si minimale:

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze
  • Njohuri kompjuterike
  • Aftësi të mira analitike dhe shkrimore
  • Shkathtësi në hartimin e raporteve.

Përvojë e përgjithshme profesionale:

Ekspertët duhet të kenë përvojë të përgjithshme profesionale më së paku 9 vjet:

  • Së paku 6, mundësisht 10 vjet përvojë pune përkatëse në një ose më shumë fusha të lidhura me prioritetet tematike të thirrjes (promovimi i punësimit, lëvizshmërisë së punës dhe përfshirjes sociale dhe kulturore përtej kufirit dhe /ose inkurajimin e turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore;
  • Të paktën 2 vjet përvojë pune në menaxhim, mbikëqyrje ose hartim të programeve të Asistencës / ose projekteve; Përvoja e mëparshme në vlerësimin e propozimeve të projekteve të programeve dhe projekteve të financuara nga BE-ja ose donatorëve të tjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe thirrjet përkatëse për propozime do të konsiderohen si avantazh;

• Njohja e gjuhëve lokale do të konsiderohet si avantazh.

Gatishmëria për të udhëtuar në vendet fqinje në bazë të nevojave parasupozohet.

Qëllimi i kësaj thirrje për angazhimin e Ekspertëve per Vlersimin e projekteve është të krijojë një listë të kandidatëve të interesuar.

Pasi të hartohet lista, Autoriteti Kontraktues mund të zgjedhë dhe të ftoj kandidatë të kualifikuar të marrin pjesë në intervistë dhe trajnime . Kushtet për pjesëmarrjen e mëvonshme dhe përzgjedhjen e kandidatëve të suksesshëm specifikohen në "Kushtet e Referencës për ekspertët ("vlerësuesit") të detajuar për të ndihmuar në vlerësimin e aplikacioneve për grante të pranuara në kuadër të thirrjes për propozime" (referencë: EuropeAid / 165171 / ID / MULTI)

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në thirrjen për angazhim të Ekspertëve, ju lutemi dërgoni CV dhe letër interesimi në gjuhën Angleze, me e-mail në kutinë postare funksionale të Departamentit për programe të bashkëpunimit ndërkufitar dhe transnacional dhe bashkëpunim me autoritetet dhe organizatat lokale dhe rajonale për përdorim më efikas të fondeve: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Kur e dërgoni e-mailin, ju lutemi shënojeni referencën e mëposhtme në linjën e subjektit Expression of interest (reference: EuropeAid/ 165171/ID/MULTI)".

 

Të gjithë palët e interesuara që kanë dorëzuar të dhënat e mësipërme deri më datë 23/09/2019 para orës 15:00 CET do të përfshihen në listë.

Verejtje: Përfshirja në listë nuk e obligon Autoritetin Kontraktues që të ftoj kandidatin e mundshëm për të marrë pjesë në intervistë dhe trajnime.

Shtojcë 1 (PDF)
Shtojcë 2 (XLS)