10.11.2022

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov, në takimin me përfaqësuesin e përhershëm të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Armen Grigorjan, bisedoi për projektet e përbashkëta ndërmjet Ministrisë dhe UNDP-së, si dhe aktivitetet prioritare për zhvillimin i vetëqeverisjes lokale në periudhën e ardhshme. Në takim u theksua se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe UNDP-ja kanë bashkëpunim të kahershëm i cili aktualisht realizohet kryesisht përmes Projektit për fuqizimin e këshillave të komunave, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, dhe me bashkë-financim nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale. Bashkëbiseduesit theksuan bashkëpunimin që realizohet përmes projekteve për zhvillimin e demokracisë lokale, si dhe për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal me qëllim të përmirësimit të performancës së komunave për punë më të mirë dhe më të përgjegjshme. Në takim u shpreh kënaqësia lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm dhe me dinamikën e realizimit të aktiviteteve të planifikuara, me paralajmërimin se agjenda për periudhën e ardhshme do të jetë edhe më e ngjeshur kur të hapen temat për përmirësimin e funksionalitetit të vetëqeverisjes lokale përmes hapjes së debateve për kornizën ligjore aktuale para të gjithë palëve të interesuara.

                                                                                                        Ministria e Vetëqeverisjes Lokale