Projekti për Konkurrencë Lokale dhe Rajonale

Thirrje për shprehje të interesit

Investime të nën-granteve në infrastrukturën e turizmit dhe në lidhje me destinacionet

LRCP-1/17

LRCPNjësia për Implementimin e Projektit për konkurrencë Lokale dhe Rajonale (PLRK), e financuar nga një grant nga Bashkimi Evropian, i fton të gjithë kandidatët e interesuar të paraqesin propozime për shprehje të interesit për të mbështetur investimet kryesore në infrastrukturë dhe aktivitete të tjera turistike.

Këto aktivitete do të kontribuojnë në rritjen e atraktivitetit të destinacioneve kryesore nëpërmjet përmirësimit të ofertës së produkteve dhe të lidhjes me ekonomitë lokale, përfshirë edhe përfitime ekonomike në destinacionet.

Qëllimi i PLRK është që të forcojë kontributin e turizmit në zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësimin e kapaciteteve të qeverisë dhe institucioneve publike për të nxitur zhvillimin e turizmit dhe për të lehtësuar menaxhimin e destinacioneve. PLRK synon të rrisë ndjeshëm atraktivitetin e destinacioneve të përfshira, me këtë, të nxisë aktivitetin ekonomik në këto vende dhe të mbështesë rritjen dhe zhvillimin e sektorit të turizmit në nivel qendror, rajonal dhe lokal. Projekti do të punojë drejtpërdrejt me subjektet publike, jo-fitimprurëse dhe private dhe është projektuar të ofrojë përfitime financiare, ekonomike dhe sociale në komunitetet lokale dhe sektorin privat.

informacion shtesë në lidhje me thirrjen mund të gjendet në linkun e mëposhtëm:

https://lrcp.mk/2017/03/14/first-call-for-expression-of-interest/