Progami Ndërkufitar -Instrument i Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA II) Alokimet për vitin 2014 dhe 2015
Konferencë për shtyp dhe info sesion
Thirrja e 1 –rë për Propozime
Programi për Bashkëpunim Ndërkufitar Republika e Maqedonisë - Republika e Shqipërisë- EuropeAid / 152956 / DD / ACT / MK
Më 21 Shtator 2016 në ora 11:00, promovimi i publikimit do të organizohet në ambientet e Qendrës së Informimit të BE-së, poashtu edhe seancë informative për palët e interesuara. Kjo është Thirrja e 1-rë për Propozimet që është e shpallur në bazë të këtij programi nderkufitar që nga muaji Nëntor 2011.
Fjalime zyrtare do të mbahen nga ana e:
- Z. Samuel Zbogar, Ambasador, Delegacioni i BE-së
- Znj Shiret Elezi, Ministër, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
- Z. Arbër Ademi, Zëvendëskryeministër, Sekretariati për çështje Evropiane
Në ora 11:30 një sesion informimi me palët e interesuara do të mbahet gjatë së cilës prezantim i detajuar mbi Udhëzimet për aplikuesit do të dorëzohet. Publiku do të ketë mundësi për të bërë pyetje në lidhje me përmbajtjen e Thirrjes në mënyrë që ata të mund të përgatisin më mirë parashtresat e tyre.
Në shtojcë, gjashtë (6) seanca informuese në këtë thirrje për propozimet do të organizohet në zonat përfituese në Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Shqipërisë (Gostivar, Manastir, Ohër, Peskopi, Korçë dhe Elbasan), në Shtator / Tetor të viti 2016. Vendet e sakta dhe datat e sesioneve informuese do të shpallen gjithashtu edhe në faqen e internetit në EuropeAid, në faqen e internetit të Delegacionit të BE-së në Shkup dhe në faqen e internetit të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale.
Informacion i përgjithshëm
Nën Thirrjen e -rë për Propozimet për Programin për Bashkëpunimin Ndërkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, 2014-2020, Delegacioni i Bashkimit Evropian është duke kërkuar projekte ndërkufitare të bashkëpunimit me qëllim për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe zhvillimit socio-ekonomike, poashtu si dhe nxitjen e pranimit në Bashkimin Evropian. Programi i BN siguron situatën socio-ekonomike të rajonit kufitar, përcakton një strategji të përbashkët për korrigjimin e problemeve të identifikuara dhe formulon prioritetet e përbashkëta tematike për zhvillim. Fondi në dispozicion për Thirrjen është: 2,890,000 (EUR)
Kjo Thirrje për Propozime përfshin tre (3) prioritete tematike, si në vijim:
- Prioriteti 1: Inkurajimi i turizmit, kulturës dhe trashëgimisë natyrore
- Prioriteti 2: Rritja e konkurrueshmërisë, biznesit, tregtia dhe investimet
- Prioriteti 3: Mbrojtja e mjedisit, promovimin nxitjen dhe përshtatjen e ndryshimeve klimatike dhe zbutjen, parandalimi dhe menaxhimin e rrezikut
Gazetarët dhe fotografët janë të ftuar me mirësi për të mbuluar këtë ngjarje.
Udhëzimet e plota për Aplikuesit janë në dispozicion për konsultim në adresën e mëposhtme: