Shkup, 26 janar 2021

 

"BE me TY" in Ohrid

 

Në 27 Janar të vitit 2021, Dejvid Gir, Ambasador i Bashkimit Europian do të vizitojë Ohrin për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme për të ruajtuar “Trashëgiminë natyrore dhe kulturore të Rajonit të Ohrit” të mbrojtur nga UNESKO, të regjistruar në 1979-1980. Ai do të takojë Kryetarin e Komunës të Ohrit, Konstantin Georgieski, si dhe përfaqësuesit nga Ministria e Kulturës dhe shoqëritë civile për të diskutuar statusin e rrezikuar të UNESKO-s dhe hapat konkrete të ndërmara për të ruajtur trashëgiminë natyrore dhe kulturore të rajonit të Ohrit.

Ambasadori Gir, së bashku me Goran Milevskin, Ministrin e Vetëqeverisjes Lokale dhe Sasho Tockov, Kryetarin e Kryqit të Kuq të Ohrit gjithashtu do të prezantojnë pajisjet për shpëtim në stinën e dimrit, që janë furnizuar përmes programit të financuar nga BE për bashkëpunim ndërkombëtarë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

 

‘BE me TY’ do të mbahet në Ohër për të nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes të Vlerave të shquara universale të cilat i janë njohur rajonit nga UNESKO për shkak të vlerave të tij natyrore dhe për shumëllojshmërinë e trashëgimisë kulturore, materiale dhe shpirtërore. ‘BE me TY’ përfshin një vizitë në terren në Ohër dhe në Qytetin e vjetër, dhe një takim me Kryetarin e Komunës të Ohrit për të diskutuar sfidat e komunave të përfshira (Ohrit, Strugës, dhe Debërcës) si dhe nevojën për një pjesëmarrje të rritur të komunitetit, përkushtim të plotë të shtetit dhe një qasje të kombinuar në nivel qëndror dhe lokal. Në vazhdimësi të takimit të tyre, ambasadori Gir dhe Kryetari Georgievski do të japin deklarata për mediat 

 

Mediat janë të ftuara që të mbulojnë deklaratat para mediave në ora 13:00 në objektin e komunës.

 

Më vonë, ambasadori Gir, Goran Milevski, Minister i Vetëqeverisjes Lokale dhe Sasho Tockov, kryetari i Kryqit të kuq të Ohrit do të prezantojë pajisjen dimërore të Shërbimit të Ohrit për shpëtim në mal. Ky rrjet i zgjeruar i shpëtimit më tutje do të kontribuojë për promovimin e rajoneve më pak të njohura të Debercës (MQ) dhe Gramshit (SHQ) si destinacione të sigurta për udhëtim dhe të përmirësohet konkurrenca e tyre në tregun rajonal të turizmit. Tre kryetarët e komunave (Ohër, Debërcë dhe Gramsh) gjithashtu do të japin deklaratat e tyre.

 

Mediat janë të ftuara që të mbulojnë ngjarjen në ora 13:30 në shëtitoren e Ohrit

(përballë hotelit ‘Nova Riviera’).

 

Pasdite, ambasadori do të takojë përfaqësuesit e shoqatave që janë aktive në mbrojtjen e mjedisit jetësor, ruajtjen dhe menaxhimin e rajonit të Ohrit-Prespës të mbrojtur nga UNESKO.

 

 

Për më shumë informacion në lidhje me njoftimin për shtyp, ju lutemi kontaktoni Znj Eleonora Poposka, Oficeren për shtyp dhe informacione, në Eleonora. Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. ose 3248 500.