Printo

Përgatitja e Programit të ri IPA III për Bashkëpunim Ndërkufitar Serbi - Maqedonia e Veriut 2021-2027

 

Të nderuar,

 

Përgatitja e Programit IPA III të Bashkëpunimit Ndërkufitar Serbi - Maqedonia e Veriut për perspektivën e ardhshme financiare shtatë-vjeçare 2021 - 2027 është në proces. Në fillim të këtij procesi, ne ju kemi kërkuar që të na ndihmoni duke plotësuar një pyetësor të nevojshëm për përgatitjen e analizës SWOT, një nga pjesët thelbësore të dokumentit të programit të ardhshëm. Në muajt e mëparshëm, Task Forca e Përbashkët (JTF) për programimin diskutoi dhe miratoi draftin e parë të dokumentit të Programit, të cilin dëshirojmë t'ju paraqesim me këtë rast dhe t'ju ftojmë përsëri të jepni kontributin tuaj në këtë proces të rëndësishëm, duke siguruar sygjerimet dhe propozimet tuaja mbi këtë dokument. Nevojat e vëzhguara mirë dhe të përshkruara mirë çojnë në veprimtari të përcaktuara më mirë për arritjen e qëllimeve. Këto aktivitete do të paraqiten në një fazë të mëvonshme për financim nën këtë Program të Bashkëpunimit Ndërkufitar (CBC) - dhe ju, si përfituesit e mundshëm, jeni njerëzit më të mirë për të komunikuar gjendjen reale.

 

Ju lutemi që të lexoni draftin e parë të dokumentit të Programit dhe të paraqisni sugjerimet tuaja në adresën e postës elektronike të shënuar më poshtë. Ne gjithashtu inkurajojmë iniciativën tuaj për t'ia përcjellë këtë mesazh të gjithë individëve dhe institucioneve dhe / ose organizatave, të cilat, sipas mendimit tuaj, mund të kontribuojnë në kuptimin më të mirë të nevojave të zonës së programit të këtij programi ndërkufitar përmes pjesëmarrjes së tyre aktive në këtë dhe procesi transparent të programimit IPA III. Të gjitha komentet dhe sugjerimet e paraqitura do të merren në konsideratë dhe diskutohen gjatë takimit të planifikuar Online në janar të vitit 2021.

 

 

Ju lutemi dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja deri më 31 dhjetor 2020 në e-mailin e mëposhtëm: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

 

 Faleminderit për kontributin, mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj. Kliko ketu: